Protesta në Tiranë, blindohet kryeministria, mbi 2 mijë policë në terren, dronë dhe agjentë civilë
Komisioni hetimor parlamentar i Kuvendit të Kosovës, i përbërë nga përfaqësues të të gjitha partive politike, do të mbajë sot, në orën 11:30, mbledhjen e parë lidhur me hetimin e rrethanave të vrasjes së Arlinda Zekajt. Pjesë e këtij komisioni është edhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Emilia Rexhepi, e cila ka thënë se qëllimi...
Një 19-vjeçar me shtetësi gjermane dhe kosovare është përfshirë në hetimet për përgatitjen e dyshuar të një sulmi terrorist në Gjermani. Në këtë rast është arrestuar një 23-vjeçar nga Unna, raporton BILD. Dy të rinjtë dyshohet se gjatë shtatorit diskutuan kryerjen e një sulmi dhe sigurimin e armëve automatike. Forcat speciale bastisën banesa në Unna...
Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua në Pejë ka raportuar në polici se ish-bashkëshorti i saj vazhdonte t’i dërgonte mesazhe, edhe pse ishin ndarë para disa muajsh. “Me 30.10.2026, është raportuar se viktima femër kosovare para disa muajve ishte ndarë nga bashkëshorti i saj me të cilin kanë dy fëmijë dhe se procedura...
Dy persona të kërkuar përmes Interpolit janë arrestuar të premten në Prishtinë dhe Istog, ka njoftuar Policia e Kosovës. Sipas raportit policor, arrestimet janë realizuar më 30 tetor 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë e tjera të policisë dhe institucionet përkatëse. Rasti i parë është regjistruar në rrugën “Muharrem Fejza”...
Mbi 100 armë zjarri dyshohet se janë vjedhur nga një depo armësh në Gjakovë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 30 tetor 2026, rreth orës 18:00, në rrugën “Fehmi Agani”. Dy ankues kanë deklaruar se persona të panjohur kanë vjedhur mbi 100 armë zjarri nga depoja. Në vendin e ngjarjes kanë...
Tetë raste të dhunës në familje janë përfshirë në raportin e fundit të Policisë së Kosovës, ku 6 persona janë arrestuar dhe 5 prej tyre janë dërguar në mbajtje. Sipas raportit policor, 4 raste janë regjistruar në Prishtinë, ndërsa nga 1 në Pejë, Gllogoc, Obiliq dhe Malishevë. Rastet përfshijnë dhunë psikike, fizike, kanosje dhe mosmarrëveshje...
Përveç Prishtinës, protestë për drejtësi dhe përgjegjësi për rastin e Arlinda Zekajt do të mbahet të premten edhe në qytetin e Pejës. Protesta është thirrur për orën 12:00 dhe do të mbahet në sheshin “Skënderbe” në Pejë. Pjesëmarrësit pritet të kërkojnë drejtësi për Arlinda Zekajn, e cila u vra nga ish-kunati i saj, pas problemeve...
Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë, G.Rr., nën dyshimin për shitblerje të paautorizuar të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit në banesën e tij janë sekuestruar mbi një kilogram kokainë, marihuanë, një armë automatike dhe 64 fishekë. Komunikata e plotë e Gjykatës Themelore në Gjakovë: KOMUNIKATË PËR...
Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit, ku në 9 prej tyre viktima janë gra. Sipas raportit policor, rastet janë regjistruar në Fushë-Kosovë, Prishtinë, Kamenicë, Novobërdë, Deçan, Pejë, Shtime dhe Malishevë. Në Prishtinë janë raportuar 3 raste. Në njërin prej tyre, një grua ka deklaruar...
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e një muaji paraburgim ndaj një shtetasi të Shqipërisë, nën dyshimin për shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit në banesën e tij, sipas Prokurorisë, janë sekuestruar mbi një kilogram kokainë, marihuanë dhe një armë automatike me municion. Njoftimi i plotë i Prokurorisë: Kërkohet paraburgim ndaj...
Gjykata e Apelit do të shqyrtojë sot ankesën e Naim Murselit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj. Seanca është caktuar të mbahet në orën 11:10, në Pallatin e Drejtësisë në Hajvali. Mbrojtja e Murselit, përmes një ankese prej 30 faqesh, ka kërkuar prishjen e aktgjykimit të Gjykatës...
Policia ka konfiskuar tri armë gjatë një bastisjeje në një shtëpi në Rezhancë të Hanit të Elezit, ku po zhvilloheshin hetime për një rast sulmi. Bastisja është kryer më 28 tetor, rreth orës 19:30, te një i dyshuar 47-vjeçar, me inicialet A.B. Gjatë kontrollit janë gjetur dy pushkë gjuetie dhe një pushkë ajrore. Gjatë verifikimit...
Hetuesit policor nga Sektori Rajonal për Trafikim me Narkotik, sot kanë zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore Gjakovë mbi bastisjen e një shtëpie (banesë) dhe objekteve përcjellëse që ndodhen në qytetin e Gjakovës, pronë e të dyshuarit mashkull/Kosovar (2004). Gjatë bastisjes në cilësi të provave janë gjetur dhe konfiskuar; “Substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë...
Në Shqipëri gjatë periudhës janar-shtator 2026, numri i aksidenteve rrugore është rritur me 6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT në muajin shtator 2026 janë regjistruar 107 aksidente rrugore, në të cilat 130 persona kanë mbetur të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur). Gjatë...
Policia e Kosovës ka sekuestruar një sasi armësh, municioni dhe mjetesh të tjera gjatë kontrollit të shtëpisë së një të dyshuari në fshatin Vitomiricë të Pejës, në kuadër të hetimeve për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt. Sipas raportit shtesë të Policisë, rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë”, ndërsa më 25 tetor 2026, në...
Arlinda Zekaj, gruaja që u vra më 25 tetor 2026 në Vitomiricë të Pejës, katër ditë para vrasjes kishte telefonuar Policinë për t’u ankuar lidhur me moszbatimin e vendimit të Gjykatës për kujdestarinë e fëmijës së saj. Sipas informacioneve të siguruara nga KALLXO, më 22 tetor, rreth orës 16:00, Zekaj kishte kontaktuar Policinë, por fillimisht...
Një fotografi e korrikut 2023, ku emri i tij shfaqet në strukturën e një grupi të organizuar. Dhjetëra telefonata me persona të akuzuar për sulmin në Banjskë. Biseda për granata, jelekë antiplumb dhe automjete. Udhëtime të përbashkëta drejt Serbisë, mesazhe vetëm një ditë para vrasjes së Afrim Bunjakut dhe komunikime të mëvonshme për sigurimin e...
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka deklaruar se të gjithë personat që mund të kenë bërë lëshime në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt do të japin llogari, nëse konstatohen shkelje. Duke folur në RTV Dukagjini, Gashi ka bërë të ditur se është autorizuar një koordinator brenda zyrës së tij për të shqyrtuar të gjitha...
Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, ka kërkuar hetim të thellë dhe përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, duke theksuar se institucionet përgjegjëse kishin pasur njohuri paraprake për problemet me të cilat përballej viktima. Duke folur në Tëvë1, Maliqi ka vlerësuar se rasti nuk duhet të trajtohet vetëm përmes reagimeve...
Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka kërkuar verifikim të plotë të veprimeve dhe kontakteve që institucionet kanë pasur në rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra të dielën në Vitomiricë. Përmes një reagimi në Facebook, Muhaxheri tha se pas shqetësimeve dhe thirrjeve të fundit publike e institucionale të Arlindës, kanë kërkuar menjëherë një pasqyrë...
Vrasja mizore e Arlinda Sylaj Zekajt në Vitomiricë të Pejës, vetëm tri ditë pasi kishte dorëzuar një letër urgjente në Prokurori, ka nxitur reagimin e ashpër të kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, Besnik Berisha, i cili kërkon që hetimet të mos kufizohen vetëm te autori i dyshuar i krimit, por të shtrihen edhe...
Para se të vritej mizorisht me sëpatë në Vitomiricë të Pejës, Arlinda Sylaj Zekaj kishte zhvilluar një betejë të gjatë për mbrojtjen e saj dhe për të drejtën që ta kishte pranë djalin. Një urdhër mbrojtës i pjesshëm, i nxjerrë pas vonesave dhe kërkesave të përsëritura, letra drejtuar institucioneve dhe takime me drejtues të Prokurorisë...
Është ndarë nga jeta Dr. Zekë Zeka, mjeku i njohur që për shumë vite kontribuoi në sistemin shëndetësor të Kosovës, veçanërisht në fushën e anesteziologjisë dhe mjekimit intensiv. Gjatë luftës në Kosovë, ai u angazhua edhe në trajtimin e ushtarëve të plagosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për kontributin e tij profesional dhe shoqëror, më...
Shtatë persona janë shoqëruar në stacionin policor në Mitrovicën e Veriut, pasi dyshohet se nuk kanë respektuar vendimin e gjykatës dhe kanë vazhduar punimet në një objekt. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 23 tetor 2026, në rrugën “Zoran Dindic”. “Janë shoqëruar në stacionin policor menaxheri dhe gjashtë punëtorë, të...
Një person është arrestuar në Prizren, nën dyshimin se përmes profileve të rreme në rrjetet sociale ka mashtruar qytetarë, duke u marrë para në emër të ndihmave sociale. Në disa raste, ai dyshohet se është paraqitur edhe si person zyrtar, duke premtuar ndihmë për zgjidhjen e çështjeve ligjore.** Sipas raportit të Policisë së Kosovës, veprimtaria...
Prokuroria e Shtetit ka ngritur 35 aktakuza ndaj 41 personave gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë ndaluar gjashtë persona. Sipas raportit 24-orësh, prokuroritë kanë paraqitur edhe tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave. Sipas të dhënave të raportuara, në këtë periudhë nuk janë evidentuar bastisje apo sekuestrime. Prokuroria Themelore në...
Evropa u përball me “verën e saj më të keqe të regjistruar ndonjëherë” për sa i përket vdekjeve nga nxehtësia – me ndryshimet klimatike përgjegjëse për dy të tretat. Vera përvëluese e Evropës vlerësohet të ketë marrë më shumë se 50,000 jetë njerëzish në zonat urbane, duke e bërë atë “më të keqen e regjistruar...
Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Gjakovë lidhur me një rast të raportuar të dhunës në familje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Drejtoria Rajonale Gjakovë INCIDENTET KRIMINALE Raport shtesë: DHUNË NË FAMILJE Gjakovë 21.10.2026-22:00. Lidhur me rastin, me 22.10.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë...
Autoritetet kosovare janë duke i hetuar dhjetë persona të dyshuar për kontrabandimin e mallrave në vlerë mijëra euro në veri të Kosovës. Zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se dhjetë të dyshuar u kapën të enjten gjatë një aksioni në veri dhe u sollën...
Lindur në Fishtë të Zadrimës, Gjergj Fishta ndoqi shkollat françeskane në Troshan e Shkodër. Studioi teologji, filozofi e gjuhë të huaja në seminaret dhe institutet françeskane në Sutjekë, Livno, Kreshevo. Më 1902 u emërua drejtor i shkollës françeskane në Shkodër ku vendosi shqipen si gjuhë mësimi. Përfaqësoi shoqërinë “Bashkimi” më 1908 në Kongresin e Manastirit...
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka raportuar për disa raste gjatë 24 orëve të fundit, përfshirë armëmbajtjen e paautorizuar, dhunën në familje dhe realizimin e një urdhërese të gjykatës. Sipas raportit policor, në fshatin Mleqan të Malishevës, gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari, policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë dhe shtatë...
Britania e Madhe i bëri thirrje Serbisë që personat përgjegjës për sulmin në Banjskë, përfshirë Milan Radoiçiqin, të dalin para drejtësisë. Në diskutimin e saj në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, përfaqësuesja e Britanisë në OKB, Jennifer MacNaughtan, përmendi edhe vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, duke theksuar se kanë...
Një shtetas i Turqisë është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 19 tetor 2026, në rrugën “Bajram Kelmendi”. I dyshuari raportohet se ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin kur sulmoi dy policët. Si pasojë e incidentit, dy zyrtarët...
Dy persona janë arrestuar në Gjakovë më 19 tetor, në dy raste të ndara që lidhen me dhunën në familje dhe mosrespektimin e urdhrit mbrojtës të gjykatës. Të dyshuarit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje. Sipas raportit 24-orësh të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, në rastin e parë, një burrë dyshohet se...
Bajram Pajaziti, vëllai i heroit Zahir Pajaziti, ka folur për pasionet e këtij të fundit. Ai ka treguar se Zahiri e ka dashur shumë leximin, por një vend të veçantë në jetën e tij e ka pasur edhe muzika. “Leximin e ka dashur shumë, por muzikën në veçanti. Ka kënduar Zahiri shumë. Fillimisht muzikë folklorike,...
Një person i dyshuar për grabitje është arrestuar në Gjakovë, ku gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur para që dyshohet se burojnë nga vepra penale. Po ashtu, një person është dërguar në mbajtje pasi ka kanosur një zyrtar policor, ndërsa në Malishevë një roje e një firme private është kapur me armë zjarri...
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona dhe ka sekuestruar 53 kilogramë substancë të dyshuar si marihuanë, në kuadër të operacionit të koduar “MALI”. Sipas policisë, vlera e substancës së sekuestruar në tregun vendor është rreth 80 mijë euro. Operacioni është realizuar dje rreth orës 21:40, pas hetimeve disamujore nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit...
Një burrë është arrestuar pasi dyshohet se, duke u prezantuar përmes telefonit si toger i Policisë, ka mashtruar një grua në Fushë Kosovë, së cilës i ka marrë 450 euro me arsyetimin se paratë nevojiteshin për blerjen e peletit. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 15 tetor, rreth orës 15:55, në...
Policia e Kosovës ka ndaluar një person në fshatin Bare të Leposaviqit, i cili dyshohet se kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 16 tetor, rreth orës 16:00, kur njësia policore ndaloi një veturë me targa të Serbisë, të cilën e drejtonte i dyshuari, mashkull kosovar....
Policia ka arrestuar një person të dyshuar për grabitje në Gjakovë, i cili është dërguar në mbajtje, ndërsa një person tjetër është arrestuar pasi ka kanosur një zyrtar policor pas shqiptimit të një tikete për kundërvajtje. Në Malishevë, një person është arrestuar pasi iu gjet armë zjarri me tetë fishekë, por është liruar në procedurë...
Gjykata Themelore në Pejë ka shqiptuar dënim unik prej 22 vjetësh burgim ndaj të pandehurit A.N., i shpallur fajtor për tri vepra penale, përfshirë vrasjen dhe vrasjen e rëndë në tentativë. Aktgjykimi është shpallur nga Departamenti i Krimeve të Rënda, me trupin gjykues të kryesuar nga Musë Povataj, me anëtarët Veton Ademaj dhe Shaqë Curri....
Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në Gjakovë dhe Malishevë, ku katër persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje. Ndërkohë, policia ka konfiskuar armë dhe municion në dy raste të tjera, njëri prej të cilëve lidhet me të shtënat me armë gjatë një ahengu familjar. Drejtoria Rajonale Gjakovë INCIDENTET KRIMINALE DHUNË...
17 raste të vrasjeve janë evidentuar në Kosovë nga janari deri në shtator të vitit 2026, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës. Shifra merr vëmendje të veçantë pas dy ngjarjeve të rënda në Gjilan, ku brenda pak ditësh humbën jetën tre persona. Të dhënat policore tregojnë se nga rastet e evidentuara gjatë nëntë muajve...
Instituti i Statistikave (INSTAT) në Shqipëri ka publikuar një botim të veçantë mbi treguesit kryesorë të sigurisë rrugore për vitin 2025. Sipas këtij botimi, në vitin 2025 janë regjistruar 1 mijë e 375 aksidente rrugore, prej tyre kanë rezultuar 1 mijë e 913 persona të përfshirë në aksidente. Sipas INSTAT, krahasuar me vitin 2024, numri...
Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë në Stacionin Policor-Jugu në Prishtinë. Sipas raportrit të Policisë, i dyshuari kishte shkuar në stacion për të raportuar një mosmarrëveshje me qiradhënësin, por gjatë qëndrimit aty kishte shfaqur shenja nervozizmi dhe kishte sulmuar dy policët. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është...
Një vjedhje e rëndë është raportuar në rajonin e Gjakovës, ku nga një gurthyes që nuk ishte në funksion prej disa vitesh janë vjedhur kabllo elektrike. Sipas raportit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, rasti është raportuar nga një burrë kosovar, i cili ka njoftuar policinë se nga vendpunishtja e tij janë vjedhur kabllot...
Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në Gjakovë dhe Rahovec gjatë 24 orëve të fundit. Në njërin rast, i dyshuari gjendet në kërkim policor, ndërsa në rastin tjetër është arrestuar dhe dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. Raporti i plotë i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë: INCIDENTET KRIMINALE DHUNË NË FAMILJE...
Një person i maskuar nën kërcënimin e armës së ftoftë, thikë, i ka grabitur një shumë parash një gruaje në Gjakovë. Rasti raportohet që ka ndodhur në rrugën “Anton Qeta”, derisa gruaja ishte në vendin e punës. Policia njofton se rasti është në procedurë hetimore. “Është raportuar se, deri sa ankuesja f/k ishte në vendin...
Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 2,123 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 14 kanë qenë me lëndime, ndërsa 26 me dëme materiale. Policia njofton se janë arrestuar 16 persona, ndërkaq 8 të tjerë janë dërguar në mbajtje, kurse...
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, në raportin 24-orësh, ka bërë të ditur se në fshatin Babovc të Rahovecit është arrestuar një person, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një armë automatike AK-47, dy pistoleta, tre karikatorë dhe 92 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Ndërkohë, në fshatin Bishtazhin të Gjakovës,...
Mbi 30 mijë euro janë gjetur mbrëmë nga policia dhe zyrtarët e Doganës. Raportohet se rasti ka ndodhur në pikën kufitare në Bërnjak. Mjetet monetare të padeklaruara ishin gjetur brenda një hapësire të improvizuar (bunker) në një veturë, e cila ishte ndaluar për kontroll. Rasti është marrë në trajtim nga Dogana, ku do të zhvillohen...
Njësitet policore në një shtëpi të pabanuar gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar armë dhe mjete ushtarake. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:30 në fshatin Dren të Leposaviqit. Tutje thuhet se lidhuar me rasti është informuar prokurori. “Njësitet policore, pas pranimit...
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara. Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 15 aksidente me të lënduar dhe 25 të tjera me...
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar sulmin fizik ndaj ekipit të emisionit “Kiks Kosova”, i cili ndodhi sot në fshatin Doganaj të Ferizajt, derisa ekipi po kryente punën profesionale. Të lënduar nga sulmi kanë mbetur kameramanët Erand Hyseni dhe Gramos Shala, gazetarja Arbenita Ilazi dhe shoferi Sefer Xhema, të cilët janë dërguar për trajtim...
Dy raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Gjakovë, ndërsa në një rast tjetër janë gjetur disa mjete të pashpërthyera. Njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësia e deminimit ka bërë tërheqjen e tyre pa incidente. Drejtoria Rajonale Gjakovë INCIDENTET KRIMINALE DHUNË NË FAMILJE...
Kenia ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës, teksa një shtetas kenian, i cili kishte jetuar në Republikën Demokratike të Kongos për shtatë vitet e fundit, ka humbur jetën në Nairobi. Ministri i Shëndetësisë, Aden Duale, tha se pacienti ishte sëmurur rreth një muaj më parë dhe ishte trajtuar në disa spitale në RD e...
Është arrestuar një person i kërkuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”, lidhur me periudhën maj-qershor të vitit 1998 në Skenderaj. “Krime lufte kundër popullatës civile – Skenderaj Maj-Qershor 1998 – Koha NN. Pas një pune hetimore është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar i cili ka qenë në kërkim policor për veprën e...
Një person është gjetur pa shenja jete në Gjakovë, ndërsa rasti është duke u hetuar nga autoritetet si “Hetim i vdekjes”. Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, viktima është mashkull kosovar. Njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij. Raporti i plotë i policisë:...
Një shtetas kosovar është ekstraduar nga Gjermania në Kosovë, njofton Policia e Kosovës. Sipas Policisë, bëhet fjalë për shtetasin me inicialet B.H., i cili ishte arrestuar nga autoritetet gjermane pasi kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës. Raporti i plotë i Policisë së Kosovës: Ekstradohet nga Gjermania...
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në pikën kufitare në Merdar, pasi në automjetin e tij janë gjetur 204 cigare elektrike, të cilat dyshohet se përmbajnë lëndë narkotike kanabis. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur dje në pikë kalimin kufitar në Merdar. I dyshuari mashkull kosovar po lëvizte me automjet me targa...
Një person është arrestuar në Gjakovë nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një personi tjetër. Sipas raportit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, rasti ka ndodhur më 30 shtator. Raporti i plotë i DRP-Gjakovë: DHUNË NË FAMILJE Gjakovë / 30.09.2026 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte...
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara. Sipas raportit, në këtë periudhë është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 21 aksidente me të lënduar dhe 39 të tjera me dëme...
Dy shtetas të huaj janë arrestuar në Jarinje, në komunën e Leposaviqit, nën dyshimin se kanë hyrë ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës. Sipas raportit policor, rasti është evidentuar të martën rreth orës 22:00, pasi të dyshuarit dyshohet se kanë kaluar nga territori i Serbisë në Kosovë përmes rrugëve ilegale. Me vendim të prokurorit,...
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara. Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 19 aksidente me të lënduar dhe 27 të tjera me...
Më shumë se 1 000 policë zhvilluan sot në mëngjes një operacion të gjerë në Gjermani, Belgjikë, Bullgari dhe Holandë, kundër një rrjeti ndërkombëtar të dyshuar për pastrim parash, i lidhur me anëtarë të grupit të motoçiklistëve ”Hells Angels”. Policia në Duisburg njoftoi se gjatë operacionit pritej të ekzekutoheshin disa urdhër-arreste, ndërsa autoritetet synojnë të...
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj A.D., për veprat penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Sipas aktakuzës, më 9 mars 1999, në fshatin Ivajë dhe fshatrat përreth të komunës së Kaçanikut, i pandehuri A.D., në cilësinë e...
Edhe dy persona të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë janë identifikuar përmes analizave të ADN-së. Kështu ka njoftuar Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, gjersa ka sqaruar se dy rastet nuk lidhen me zhvarrosjet e fundit në Zubin Potok apo me lokacionet e adresuara këtë vit “Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur njofton...
Dogana e Kosovës ka njoftuar se kanë kontrolluar disda hapësirë depoje në Prizren, ku janë gjetur duhan dhe cigare për të cilat dyshohet se jaën të kontrabanduara. “Gjatë kontrollit janë evidentuar 791 kg duhan i grirë i paketuar, 85 kg duhan i grirë i papaketuar, 21,000 cigare “Marble” pa banderolë dhe 97,000 cigare me banderolë...
Një shtetasi të Shqipërisë i është konfiskuar një armë – pushkë gjuetie dhe 52 fishekë të kalibrit 12 mm në Dol të Gjakovës. Sipas raportit 24-orësh të DRP-Gjakovë, i dyshuari ishte duke drejtuar një automjet me targa të Shqipërisë. “Njësia policore ka ndaluar një automjet me targa të Shqipërisë të cilin ka qenë duke e...
Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 832 tiketa trafiku, ndërsa gjatë periudhës së raportuar janë arrestuar 18 persona. Sipas statistikave të përgjithshme të Policisë, është regjistruar një aksident trafiku me fatalitet, 16 aksidente me persona të lënduar dhe 26 aksidente me dëme materiale. Në kuadër të rasteve të trajtuara nga Policia, 16 persona...
Nëntë 9 persona janë arrestuar sot në Zubin Potok, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “krime lufte kundër popullsisë civile”. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se arrestimet janë kryer në kuadër të operacionit të koduar “Dosja 23”. Operacioni është zhvilluar në orët e hershme të...
Katër persona janë arrestuar në dy raste të ndara për posedim të narkotikëve në Ferizaj dhe në pikën kufitare në Vermicë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti i parë ka ndodhur dje rreth orës 00:10, në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Ferizaj. Policia ka arrestuar tre të dyshuar, një mashkull kosovar dhe dy...
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara. Sipas raportit, në këtë periudhë është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 29 aksidente me të lënduar dhe 38 të tjera me dëme...
Më 26 shtator 1998, në Abri të Epërme, forcat serbe kryen një nga masakrat më të tmerrshme gjatë luftës në Kosovë. Në këtë ditë u masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq, nga mosha gjashtë muajsh deri në 94 vjeç. Nga 25 shtatori, familja Deliu ishte strehuar në...
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy personave të dyshuar për veprën penale të fajdesë dhe, në rastin e njërit prej tyre, edhe për armëmbajtje pa leje. Sipas Prokurorisë, të dyshuarit S.S. dhe J.N. dyshohet se në Rahovec, që nga muaji gusht i këtij viti, kanë...
Tre persona janë arrestuar në Gjakovë gjatë 24 orëve të fundit, në dy raste të ndara të evidentuara nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë. Në rastin e parë, policia ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se i kishin dhënë para me kamatë-fajde një personi tjetër. Ndërsa në rastin tjetër, është arrestuar...
Mbahet gjykimi në mungesë ndaj 53 të akuzuarve për Masakrën e Mejës. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) në dhjetor të vitit 2023 ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj 53 të akuzuarve për masakrën e Mejës. Aktakuza u ndryshua më 23 dhjetor 2024. Të gjithë të pandehurit, deri tani gjenden në arrati. Gjykata e...
Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar për kontroll një automjet në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, ku gjatë kontrollit të detajuar është gjetur substancë e dyshuar narkotike. Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, automjeti drejtohej nga një shtetas i një vendi fqinj dhe është përzgjedhur për kontroll gjatë procedurave...
Policia e Kosovës ka intervenuar pas një raportimi për posedim të paautorizuar të armëve, mjeteve shpërthyese dhe municionit në Pejë. Sipas të dhënave të Policisë, rasti është raportuar rreth orës 16:45, ndërsa njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes dhe ka kryer kontrollin përkatës. “Lidhur me rastin, njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes, ku...
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka raportuar për dy incidente kriminale të evidentuara më 15 dhe 21 shtator. Në Bjeshkët e Junikut, më 15 shtator, është arrestuar një shtetas kosovar, i dyshuar se kishte kanosur disa persona. Ndërkohë, më 21 shtator në Gjakovë është kontrolluar shtëpia e një të dyshuari kosovar në lidhje me...
Sot bëhen 28 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së tij, Xhevë Krasniqi-Lladrovci, po ashtu njëra ndër luftëtarët e para të UÇK-së. Çifti Fehmi e Xhevë Lladrovci, ishin ndër figurat më emblematike të organizimit dhe luftës për liri në Kosovë, të cilët ranë më 22 shtator...
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka raportuar për dy raste të incidenteve kriminale gjatë 24 orëve të fundit. Sipas raportit, më 19 shtator është arrestuar një person i dyshuar për veprën penale të dhunimit. Ndërkohë, më 20 shtator, janë arrestuar tre persona të dyshuar për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të...
Një burrë në Prizren është arrestuar të enjten pasi gjatë kontrollit i janë gjetur substanca narkotike, barna e mbi 19 mijë euro. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit Kokainë me peshë 26.43 gramë, 182.44 gramë substancë narkotike e llojit...
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka raportuar për disa raste të incidenteve kriminale gjatë 24 orëve të fundit. Në Gjakovë është raportuar një rast i dhunës në familje, ku një person i dyshuar, mashkull kosovar, dyshohet se ka sulmuar fizikisht dhe më pas ka kanosur një grua. Në fshatin Ngucat, gjatë kontrollit në shtëpinë...
Një person është arrestuar te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë pasi i njëjti dyshohet se po tentonte ta transportonte një armë të llojit AK-47 (kallashnikov) përmes autobusit. Sipas njoftimi të Policisë së Kosovës, ë valixhe përveç armës kishte edhe 68 fishekë. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti përmes një autobusi ka...
Ish-deputetja Flora Brovina është ndarë nga jeta sot. Klankosova.tv mëson se Brovina vdiq në moshën 76-vjeçare. Flora Brovina u lind në vitin 1949, në Skenderaj. Ajo ishte poete, pediatre dhe aktiviste e të drejtave të grave. Brovina është rritur në Prishtinë, ku vijoi edukimin fillor dhe më pas studioi mjeksinë. Pas përfundimit të specializimit në...
Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme të rasteve të evidentuara gjatë 24 orëve të fundit. Sipas raportit, janë regjistruar 35 aksidente trafiku me të lënduar, ndërsa 36 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në këtë periudhë nuk është raportuar asnjë aksident me fatalitet. Në kuadër të aktiviteteve policore, janë shqiptuar gjithsej 2...
Në 24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës janë regjistruar raste të armëmbajtjes pa leje dhe dhunës në familje Drejtoria Rajonale Gjakovë INCIDENTET KRIMINALE ARMËMBAJTJE PA LEJE · Rr. Beqir Kastrati, Gjakovë / 14.09.2026 – 01:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një thikë. Me vendim...
Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës mbahet në mungesë ndaj 53 të akuzuarve për Masakrën e Mejës. Seanca mbahet në ora 09:00. Më 27 prill 1999 në Mejë të Gjakovës u vranë 376 persona. Brenda disa orëve u krye ekzekutimi më makabër dhe masakra më e madhe në luftën e Kosovës gjatë viteve 1998-1999. Në...
Një 47-vjeçar me inicialet M.J. është arrestuar në Tiranë, të hënën paradite, pasi dyshohet se dha alarm të rremë për terrorizëm dhe lëndë të rrezikshme në një shkollë nëntëvjeçare në kryeqytetin shqiptar. Ai kishte telefonuar rreth orës 6:30 në policinë e shtetit. Me atë rast kishte pretenduar për terrorizëm dhe lëndë të shkatërrimit në masë,...
Në 24 orët e fundit në Rajonin e Gjakovës është regjistruar një rast posedim i armëmbajtjes pa leje. Drejtoria Rajonale Gjakovë INCIDENTET KRIMINALE ARMËMBAJTJE PA LEJE Fsh. Rracaj, Gjakovë / 13.09.2026 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje dyshohet se i kishte hedhë sprej të dyshuarit tjetër mashkull kosovar....
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara. Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 17 aksidente me të lënduar dhe 25 të tjera me...
Policia ka arrestuar dy persona në Gjakovë, në dy raste të ndara, ku përveç veprave penale të dyshuara për lëndim të lehtë trupor dhe dhunë në familje, janë evidentuar edhe raste të armëmbajtjes pa leje. Raporti i plotë i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë: INCIDENTET KRIMINALE LËNDIM I LEHTË TRUPOR & ARMËMBAJTJE PA LEJE...
Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të dyshuar të kontrabandimit të mallrave në brezin kufitar mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Sipas njoftimit, rasti është evidentuar më 9 shtator, kur zyrtarët policorë kanë identifikuar dhe ndaluar një automjet të dyshuar, pa targa, i cili dyshohet se po transportonte mallra të kontrabanduara nga...
Policia e Kosovës ka bërë me dije të mërkurën se po heton vdekjen e dyshimtë të tre personave në Dyz, Shtime dhe Leposaviq. Trupat e tyre, siç bëhet e ditur, janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Në fshatin Dyz, një burrë kishte shfaqur probleme shëndetësore të mërkurën mbrëma. Ai ishte dërguar për...
Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka parandaluar një rast të dyshuar të kontrabandimit të substancave narkotike në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë. Sipas njoftimit, gjatë hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës, zyrtarët doganorë ndaluan për kontroll fizik një autobus me udhëtarë, duke kontrolluar automjetin dhe bagazhet. Gjatë intervistimit, njëri...
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara. Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 23 aksidente me të lënduar dhe 34 të tjera me dëme...
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar një transferim të një të dënuari nga Shqipëria për në Kosovë dhe një ekstradim nga Gjermania për në Kosovë. Sipas policisë, sot është transferuar nga Shqipëria për në...
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara. Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 22 aksidente me të lënduar dhe 29 të tjera me dëme...
Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka ofenduar zyrtarët policorë dhe ka sulmuar njërin prej tyre në Prishtinë. Si pasojë e rastit, polici dhe i dyshuari kanë marrë trajtim mjekësor. Prokurori kompetent është njoftuar për veprimet e ndërmarra, ndërsa është iniciuar rast për sulm ndaj personit zyrtar. Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në...
Kjo website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj të përdorimit, për të analizuar trafikun dhe për të ofruar përmbajtje nga rrjete sociale. Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Cookies Policy dhe Privacy Policy.
Manage your cookie preferences below:
Essential cookies enable basic functions and are necessary for the proper function of the website.