Çfarë ndodhi në Gjakovë gjatë 24 orëve të fundit? Policia jep detajet

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka raportuar për dy raste të incidenteve kriminale gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas raportit, më 19 shtator është arrestuar një person i dyshuar për veprën penale të dhunimit.

Ndërkohë, më 20 shtator, janë arrestuar tre persona të dyshuar për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Raporti i plotë i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë:

INCIDENTET KRIMINALE

DHUNIM

• Gjakovë 19.09.2026-NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër shtetase të huaj. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

MBAJTJE NË PRONËSI,KONTROLL OSE POSEDIM TË PAAUTORIZUAR TË ARMËVE

• Gjakovë 20.09.2026-17:35. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar dy thika dhe një sprej OC. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /tvsyrivion/DRP-Gjakovë

Read Previous

Kuzhinat moderne po fshehin gjithnjë e më shumë pajisjet – ja pse

Read Next

Avdullah Hoti kërkon mbledhjen urgjente të Kuvendit pas aktgjykimit të Speciales