Më shumë nga Ekonomia

Rriten çmimet e prodhimeve bujqësore në Kosovë, ato blegtorale kryesojnë me 3.1 për qind

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi për tremujorin e tretë (TM3) 2026. Sipas njoftimit tëASK’së,ka pasur rritje të lehtë e çmimeve të prodhimeve bujqësore në TM3 2026, krahasuar me TM3 2025. Ky publikim është i bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në...

Sektori minerar në Kosovë, mundësi për investime amerikane

Sektori minerar dhe lëndët e para kritike paraqesin potencial të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës, tërheqjen e investimeve amerikane dhe ndërkombëtare, si dhe integrimin e vendit në zinxhirët globalë të furnizimit. Kjo u tha gjatë diskutimit me temën “Sektori minerar dhe lëndët e para kritike në Kosovë: Mundësitë e investimeve për bizneset amerikane”, të...

81 biznese online regjistrohen pas paralajmërimit për gjoba, MINTI nis inspektimet më 1 nëntor

Vetëm gjatë dy javëve të fundit, 81 biznese online janë regjistruar në sistemin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), pas paralajmërimit për nisjen e inspektimeve dhe shqiptimin e gjobave ndaj atyre që operojnë jashtëligjshëm. Numri i bizneseve të regjistruara aktualisht është në 180, ndërsa afati për regjistrim përfundon të shtunën 31 tetor....

Vidhen 6.3 miliardë dollarë nga Binance, FBI-ja përfshihet në hetime

Autoritetet amerikane janë përfshirë në hetimin e sulmit kibernetik ndaj platformës së kriptovalutave Binance, ku u vodhën rreth 6.3 miliardë dollarë. Sipas Reuters, FBI-ja dhe Shërbimi Sekret amerikan po hetojnë rastin, ndërsa kompania ka premtuar se do t’i mbulojë humbjet e klientëve. Sulmi ndodhi më 29 tetor, kur hakerët arritën të hynin në sistemet e...

Gjigantët e naftës shënojnë fitime rekord, ndërsa lufta në Lindjen e Mesme rrit çmimet

Gjigantët e naftës dhe gazit,” Shell” dhe “TotalEnergies”, raportuan sot rritje të ndjeshme të fitimeve neto tremujore, ndërsa lufta në Lindjen e Mesme ka çuar në rritjen e çmimeve të hidrokarbureve dhe të kostos së jetesës në mbarë botën. Kompania britanike “Shell” bëri të ditur se fitimi pas taksave u më shumë se dyfishua në...

Ekonomia amerikane tejkalon pritshmëritë me rritjen 3,4%

Rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në Shtetet e Bashkuara u përshpejtua ndjeshëm në tremujorin e tretë, duke arritur në 3,4 për qind në bazë vjetore, e nxitur nga investimet dhe konsumi familjar, sipas të dhënave zyrtare të publikuara sot. Në tremujorin e dytë, rritja ekonomike kishte qenë 2,2 për qind. Byroja e Analizave...

Pothuajse çdo i dyti zviceran ka rezerva financiare për vetëm tre muaj

Një studim i Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Cyrihut (ZHAW) zbulon se, pavarësisht kulturës së kursimit, shumë zviceranë nuk janë të përgatitur financiarisht për humbjen e të ardhurave. Pothuajse 15 për qind nuk kanë fare rezerva financiare. Pothuajse gjysma e popullsisë në Zvicër mund ta ruajë standardin aktual të jetesës për vetëm tre muaj...

Kuvendi miraton rishikimin e buxhetit për vitin 2026

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për rishikimin e buxhetit për vitin 2026. Për miratimin e ligjit votuan 62 deputetë nga mazhoranca. Projektligji përfshinte shtatë amendamente, por vetëm dy prej tyre morën mbështetje. Ndërkaq, kritika ndaj ndryshimeve ligjore adresuan partitë e opozitës, PDK-ja, LDK-ja dhe Aleanca./KosovaPress/ 

BE-ja ka paguar 10 miliardë euro më shumë në muaj për importin e naftës krahasuar me vitin 2025

Fatura e Bashkimit Evropian për importin e naftës është rritur ndjeshëm gjatë vitit 2026, në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme kanë tronditur furnizimet dhe kanë shtyrë çmimet lart. Sipas të dhënave të Eurostat-it, në tremujorin e dytë të këtij viti BE-ja shpenzoi mesatarisht 27.6 miliardë euro në muaj për importin e naftës,...

Qeveria shqiptare shqyrton sot buxhetin 2027

Sot qeveria e Shqipërisë do të shqyrtojë projektbuxhetin për vitin 2027, i cili parashikohet të ketë një vlerë prej 10 miliardë eurosh. Më pas, dokumenti do të prezantohet në Konferencën e Kryetarëve të Kuvendit nga ministri i Financave, Petrit Mala, për të vijuar më tej me diskutimet në komisionet parlamentare. Një nga elementet e veçanta...

​Rritja ekonomike, çfarë paralajmëron Banka Botërore për Kosovën?

Ekonomia e Kosovës pritet të rritet me 3.6% më 2026, ndërsa inflacioni të arrijë mesatarisht 6%. Banka Botërore paralajmëron se zgjatja e pasigurisë politike mund të vonojë reformat, të dobësojë besimin e investitorëve dhe të rrezikojë qasjen në financimin e jashtëm. Në raportin “Macro Poverty Outlook” të tetorit 2026, institucioni financiar ndërkombëtar vlerëson se konsumi...

Banka Botërore: Ekonomia shqiptare rritje me 3,4% këtë vit, 3,6% vitin e ardhshëm

Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm. Banka Botërore publikoi sot raportin e rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimo ku thuhet se ekonomia në vendet e rajonit ka treguar qëndrueshmëri përballë goditjeve dhe vazhdon të përparojë në konvergjencën me Bashkimin Evropian. Sipas raportit të Bankës Botërore, bilancet...

Kosova e varur nga mallrat e huaja: 643 mln euro importe, vetëm 109 mln euro eksporte në shtator

Të dhënat nga tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 2,6 % në muajin shtator 2026, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2025, gjegjësisht në vlerë prej 534,0 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 520,5 milionë euro në vitin 2025. Eksporti mbulon importin me 17,0 %. Kosova...

Çmimet e gazit në BE arrijnë nivelin më të lartë që nga viti 2022

Çmimet evropiane të gazit natyror u rritën me 3.3 për qind për të tejkaluar 97 euro (108.8 dollarë) për megavat-orë, për herë të parë që nga viti 2022 pasi konflikti në Lindjen e Mesme vazhdon të kërcënojë furnizimet. Intensifikimi i konfliktit në Lindjen e Mesme ka rritur ndjeshëm shqetësimet për furnizimet me energji dimërore, veçanërisht...

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ora 11:00, në sallën C-301, për të diskutuar për caktimin e rendit të ditës për seancën plenare të radhës dhe çështje të tjera parlamentare. Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun të Kuvendit, në fillim të mbledhjes...

BE-ja drejt një deficiti rekord tregtar me Kinën

Bashkimi Evropian rrezikon të regjistrojë një deficit rekord tregtar me Kinën, pasi blen shumë më tepër mallra nga ky vend sesa i shet atij, deklaroi komisioneri i BE-së për Tregtinë, Maros Sefcovic, pas një takimi të ministrave të vendeve anëtare dje në Dublin. Sipas tij, në gjashtë muajt e parë të këtij viti, diferenca mes...

Gërxhaliu: Bizneset dhe diaspora mund të jenë motor i rimëkëmbjes ekonomike të Kosovës

Ekonomisti Safet Gërxhaliu ka vlerësuar se komuniteti i biznesit dhe diaspora përbëjnë dy nga potencialet kryesore për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Gërxhaliu ka thënë se bizneset vendore kanë kaluar sfida të mëdha gjatë viteve të ’90-ta, duke krijuar përvojën e nevojshme për t’u përballur me vështirësitë e të bërit biznes. “Besoj që fatbardhësia më e...

Raporti: Kosova prin në rritjen ekonomike në rajon

Sipas një raporti të Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, Kosova shënoi rritje mesatare vjetore prej 4,1 për qind në periudhën 2012–2025, ndërsa Serbia prej 2,4 për qind. Kosova ka shënuar rritjen mesatare vjetore më të lartë ekonomike në mesin e nëntë ekonomive të Evropës Juglindore, gjatë periudhës 2012–2025, sipas një raporti të Institutit...

Rriten çmimet e naftës dhe gazit, tregjet përballen me pasiguri të reja

Tregjet financiare në botë, shfaqën sot shenja qetësimi, pasi aksionet e kompanive të teknologjisë pësuan rënie të forta, të nxitura nga shqetësimet për kostot e larta të investimeve në inteligjencën artificiale (IA), raportoi “Reuters”. Ndërkohë, çmimet e naftës vazhduan të rriten, duke arritur nivelin më të lartë në pesë muaj, për shkak të tensioneve në...

Sa shpenzoi Kosova për pensione, shtesa të fëmijëve dhe veteranë gjatë shtatorit?

Mbi 374 mijë fëmijë përfituan nga shtesat mujore, ndërsa 172,721 qytetarë morën pensione bazike të moshës. Për veteranët e luftës u ndanë mbi 7.8 milionë euro. Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat për skemat e mirëqenies sociale për muajin shtator 2026, duke paraqitur numrin e përfituesve dhe vlerën e mjeteve të shpenzuara...

Nafta arrin nivelin rekord në pesë muajt e fundit

Nafta e papërpunuar Brent kaloi të martën nivelin e 111 dollarë për fuçi, duke shënuar nivelin më të lartë në pesë muaj, me tregtarët që vlerësojnë rreziqet e vazhdueshme gjeopolitike, duke përfshirë raportet për sulmet e anijeve në Gjirin Persik. Tregjet globale të energjisë po goditen gjithashtu nga sulmet e ndërsjella të infrastrukturës së naftës...

​Vasolli: Investimet e huaja, mundësi për t’i mbajtur të rinjtë në Kosovë

Investimet e huaja janë të rëndësishme për krijimin e vendeve të punës cilësore, rritjen e eksporteve dhe përmirësimin e imazhit të Kosovës në tregjet ndërkombëtare, ka vlerësuar drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (KDWV), Besnik Vasolli. Duke folur për rëndësinë e Samitit të Ballkanit, Vasolli tha se organizimi i ngjarjeve të tilla, ku marrin pjesë...

​Rritet qarkullimi në tregtinë me pakicë, jep detaje ASK-ja

Indeksi i qarkullimit në tregtinë me pakicë në Kosovë shënoi rritje prej 16,87 për qind në gusht 2026, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërkohë, indeksi i numrit të të punësuarve u rrit për 6,24 për qind, ndërsa ai i fondit të pagave dhe mëditjeve për 25,81 për qind. Kështu bëhet e...

Bizneset e Kosovës investuan 1.54 miliardë euro në vitin 2025

Ndërmarrjet në Kosovë investuan mbi 1.54 miliardë euro gjatë vitit 2025, me pjesën më të madhe të mjeteve të orientuara në ndërtim dhe makineri e pajisje. Investimet u përqendruan kryesisht në rajonin e Prishtinës, ndërsa financimi u mbështet në mjetet vetjake të bizneseve dhe kreditë nga bankat vendore. Mbi 1 miliard e 540 milionë euro...

Fondi sovran ende në kushtetuese

Çështjen e shuarjes së Agjencisë Kosovare të Privatizimi nuk e ka mbyllur. Madje, këtë kryeministri Albin Kurti ia tha edhe drejtorit të AKP-së, Hekuran Nikqit, gjatë takimit që pati ditë më parë. Sipas Kurti, mungesa e një vendimi përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese, e ka pamundësuar hyrjen në fuqi të ligjit, dhe formimin e Fondit Sovran....

Deficiti buxhetor i SHBA-së i afrohet dy trilionë dollarëve

Deficiti buxhetor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës arriti në 1.99 trilionë dollarë në vitin fiskal 2026, duke shënuar nivelin më të lartë në pesë vjet dhe duke vënë në pikëpyetje premtimet e presidentit amerikan, Donald Trump për uljen e shpenzimeve qeveritare. Sipas të dhënave të publikuara nga Departamenti amerikan i Thesarit, deficiti u rrit...

Rizvanolli: Mbi 200 mijë familje përfituan nga pakoja e BE-së për energjinë

Mbi 200 mijë familje në Kosovë kanë përfituar nga pakoja e mbështetjes për energjinë e Bashkimit Evropian, në vlerë totale prej 75 milionë eurosh. Kështu bëri me dije ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në aktivitetin për shënimin e përfundimit të programit të mbështetjes për enrigjinë. Rizvanolli tha se mbështetja e BE-së erdhi në një periudhë...

FMN: Rritja ekonomike e Shqipërisë 3,5%, inflacioni pritet në 3,2%

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka rritur parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në vitin 2026, nga 3,4% në 3,5%, ndërsa pret ulje të inflacionit dhe përmirësim të bilancit të llogarisë korrente. Sipas raportit të publikuar sot “World Economic Outlook”, ekonomia shqiptare pritet të ruajë një ritëm rritjeje prej 3,5% këtë vit, ndërsa për vitin 2027...

Çmimi i gazit në Evropë arrin nivelin më të lartë që nga dhjetori 2022

Çmimi i gazit natyror në Evropë u rrit sot në nivelin më të lartë që nga dhjetori i vitit 2022, i ndikuar nga ndërprerjet e furnizimit nga Gjiri dhe rezervat e ulëta të Gjermanisë. Ndërkohë, çmimet e naftës shënuan rënie, pas rritjes së fortë të regjistruar të hënën. Rreth orës 09:55 GMT, kontrata e së...

FMN: Ekonomia globale po i afrohet kufijve të rezistencës

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka paralajmëruar se ekonomia globale po përballet me rreziqe në rritje, përfshirë tensionet gjeopolitike, çmimet e larta të energjisë dhe borxhin publik, të cilat mund ta ngadalësojnë rritjen ekonomike. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, përfshirë Reuters, FMN-ja vlerëson se ekonomia botërore po tregon qëndrueshmëri, por hapësira për t’u përballur me goditje...

Profesori i ekonomisë: Kosova ka inflacionin më të lartë në Evropë

Profesori i ekonomisë, Shkumbin Misini ka thënë se rritja e inflacionit nuk mund të ndalet por Kosova do të kishte çmime shumë më të ulëta nëse Qeveria do të largonte TVSH-në dhe akcizën. Sa i përket energjisë elektrike, rritja e çmimit të së cilës ndikon edhe në produktet e tjera, Misini në emisionin “Interaktiv” në...

Dërgesat globale të markës “Audi” bien me gati 20 për qind në tremujorin e tretë

Marka e Volkswagen Group Audi shënoi rënie me 19.7 për qind në 314.900 në dërgesat e saj globale të automjeteve në tremujorin e tretë të vitit për shkak të një tkurrjeje të tregut në Kinë, transmeton Anadolu. Rënia e shitjeve të markës Audi vazhdoi në tremujorin e tretë pas rënies me 8 për qind në...

​Inflacioni arrin në 7.8 për qind në shtator, këto janë produktet më të shtrenjta

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në shtator 2026 është rritur për 7.8 për qind krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar. Sipas ASK-së, inflacioni mujor ishte 0,2 për qind krahasuar me gushtin 2026. “Në muajin shtator 2026, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK)...

Raporti i Bankës Botërore: Kosova mes rritjes ekonomike dhe rrezikut të mbetjes pas në epokën e AI-së

Kosova pritet të ruajë rritjen ekonomike gjatë tri viteve të ardhshme, por përballë saj qëndrojnë sfida që mund të përcaktojnë zhvillimin e vendit në epokën e inteligjencës artificiale. Raporti i tetorit 2026 i Bankës Botërore paralajmëron për mungesën e aftësive profesionale, pasigurinë politike dhe kufizimet infrastrukturore, ndërsa identifikon potencial për investime në ekonominë digjitale. Pavarësisht...

Nga 1 nëntori nis kontrolli për bizneset që operojnë online

Bizneset që shesin produkte apo ofrojnë shërbime përmes internetit në Kosovë kanë afat deri më 31 tetor 2026 për t’u regjistruar dhe për t’u pajisur me certifikatën e regjistrimit të biznesit. Nga 1 nëntori, inspektorët përkatës do të nisin kontrollet për të verifikuar nëse këto biznese veprojnë në përputhje me kërkesat ligjore. Njoftimin e ka...

Rriten me 35,2% regjistrimet e bizneseve me 100% pronësi të huaj në Shqipëri

Interesi i sipërmarrësve të huaj për të ushtruar aktivitet ekonomik në Shqipëri vijon të rritet. Regjistrimet e bizneseve me 100% pronësi të huaj në Shqipëri shënuan rritje me 35,2% gjatë periudhës janar-gusht 2026, duke reflektuar një aktivitet më të lartë të sipërmarrjeve të huaja në vend. Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare e...

​Financimet e paligjshme, Murati: Ligjet në letër nuk mjaftojnë, të dëshmohet integriteti financiar

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka theksuar se miratimi i ligjeve dhe përmbushja e standardeve ndërkombëtare nuk mjaftojnë për të garantuar integritetin financiar, nëse nuk dëshmohet se ato zbatohen dhe sistemi funksionon në praktikë. Në eventin e organizuar nga Ministria e Financave, me temën “Beyond Compliance – Ndërtimi i ekonomive të qëndrueshme përmes integritetit financiar”,...

Ambasadori Hargreaves: Kapitulli i radhës i lidhjes Kosovë-Britani të fokusohet në investime

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka thënë se kapitulli i radhës i lidhjeve mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe duhet të fokusohet në investime, inovacion dhe zhvillim të bizneseve. Duke folur në Forumin e Biznesit të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë 2026, Hargreaves ka përgëzuar Kosovën për zgjedhjen e presidentes së...

​Shqipëri, shënohet rritje e çmimeve 2,9%

Inflacioni u rrit në 2,9% në shtator 2026, nga 2,4% që ishte në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa krahasuar me gushtin 2026, çmimet e konsumit u rritën me 0,4%. Sipas të dhënave të publikuara sot për Indeksin e Çmimeve të Konsumit (IÇK), rritja vjetore e çmimeve në shtator u ndikua kryesisht nga...

BB: Ekonomia në Ballkanin Perëndimor pritet të përshpejtohet në 3.1% më 2026

Ekonomia në Ballkanin Perëndimor, në vitin 2026 rritja pritet të përshpejtohet në 3.1% nga 2.6% në vitin 2025, sipas raportit të Bankës Botërore “Përditësimi Ekonomik për Evropën dhe Azinë Qendrore: Vënia e Inteligjencës Artificiale në Funksion të  Punësimit, Ndërmarrjeve dhe Produktivitetit”, të publikuar sot.  Përballë çmimeve më të larta të energjisë, pasigurisë së shtuar dhe...

Diaspora e Kosovës investoi 380 milionë euro në patundshmëri

Mërgimtarët kanë dërguar në Kosovë 984.1 milionë euro vetëm gjatë tetë muajve të parë të vitit 2026, ndërsa investimet direkte në patundshmëri deri në fund të korrikut kanë arritur në 379.81 milionë euro, pjesa më e madhe e të cilave lidhet me diasporën. Paratë që hyjnë nga jashtë vazhdojnë të përbëjnë një burim të rëndësishëm...

BE-ja shtyn zbatimin e rregullave të reja për metanin mes rritjes së çmimeve të energjisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen planifikon të shtyjë zbatimin e rregullave të reja për kufizimin e emetimeve të metanit, me synimin për të ndihmuar në uljen e çmimeve të energjisë. Von der Leyen tha sot në Parlamentin Evropian në Strasburg se Komisioni Evropian synon t’u japë eksportuesve të lëndëve djegëse fosile drejt...

Kusari-Lila: Diaspora ka shumë potencial për investime e partneritete me Kosovën

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se gjatë vizitës së saj dyditore në Gjermani ka marrë pjesë në një aktivitet të organizuar nga Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane në qytetin e Kehl-it. Kusari-Lila ka shkruar se aktiviteti mblodhi rreth 420 biznese, shumica shqiptare, por edhe biznese gjermane dhe të tjera...

G7 nxjerr 100 milionë fuçi nafte nga rezervat për të frenuar rritjen e çmimeve

G7 ka njoftuar se 100 milionë fuçi nafte dhe naftë do të lirohen për të lehtësuar shqetësimet e furnizimit që kanë shkaktuar rritje të çmimeve. Ai përfshin një “lëshim të konsiderueshëm” të naftës brenda 20 ditëve, me diskutime rreth “lëshimeve shtesë të naftës sipas nevojës”, thanë udhëheqësit e G7 në një deklaratë. Grupi i ekonomive...

DHTIK: Marrëveshja me EFTA-n mundësi për rritjen e eksporteve

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) ka mirëpritur hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe vendeve të EFTA-s – Zvicrës, Norvegjisë, Islandës dhe Lihtenshtajnit. DHTIK vlerëson se marrëveshja paraqet mundësi për zgjerimin e tregjeve për bizneset kosovare, rritjen e eksporteve dhe tërheqjen e investimeve të huaja direkte. Sipas DHTIK-ut,...

Rekord i ri i çmimit mesatar të naftës në Bashkimin Evropian

Çmimi i naftës në pikat e karburantit në Bashkimin Evropian ka arritur një rekord të ri historik, me një mesatare javore prej 2,24 euro për litër, në rritje me një cent krahasuar me rekordin e javës së kaluar, sipas një përmbledhjeje të të dhënave kombëtare të publikuara të enjten nga Komisioni Evropian. Rekorde të çmimit...

Sindikata kërkon pagën e 13-të edhe për punëtorët e sektorit privat

Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës ka kërkuar nga Qeveria që paga e 13-të të mos kufizohet vetëm te të punësuarit në sektorin publik, por të përfshijë edhe punëtorët e sektorit privat. Kërkesa vjen pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e pagës së 13-të për të punësuarit në sektorin publik....

Sot hyn në fuqi marrëveshja e tregtisë së lirë Kosovë – EFTA

Nga sot, 1 tetor 2026, hyn në zbatim të plotë Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe vendeve të EFTA-s, përkatësisht Zvicrës, Islandës, Norvegjisë dhe Lihtenshtajnit. Me këtë rast, sot do të niset edhe pakoja e parë drejt tregut EFTA, në pikën kufitare Dheu i Bardhë, nga ora 13:00. Marrëveshja e Tregtisë së Lirë...

Studimi i Odës Amerikane: Mungesa e shkathtësive po rrit kostot e bizneseve në Kosovë dhe po kufizon rritjen

Mungesa e fuqisë punëtore dhe e shkathtësive të nevojshme po rrit kostot e bizneseve, po ul produktivitetin dhe po kufizon potencialin për rritje. Këto janë ndër të gjeturat kryesore të dy studimeve të publikuara nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë: “Shkathtësitë e Fuqisë Punëtore dhe Nevojat e Bizneseve në Kosovë” dhe “Ndikimi Ekonomik nga Mungesa...

​Bitcoin mbi 84 mijë dollarë, pranë nivelit më të lartë në 8 muaj

Bitcoin po tregtohet sot rreth 84,775 dollarë, me rritje prej rreth 0.7% gjatë ditës, sipas të dhënave të tregut financiar. Kriptovaluta më e madhe në botë ka mbetur pranë nivelit mbi 85 mijë dollarë, pasi ditë më parë arriti pikën më të lartë në 8 muaj. Sipas MarketWatch, Bitcoin kaloi nivelin prej 85,000 dollarësh për...

Nafta arrin në 1.95 euro, Berjani: Çmimet në ditët në vijim mbeten të paparashikueshme

Çmimet e derivateve në Kosovë po vazhdojnë të mbeten në nivele të larta, ndërsa zhvillimet në tregjet ndërkombëtare po krijojnë pasiguri për atë se si do të lëvizin ato në ditët në vijim. Sipas ekspertit të sektorit të naftës, Fadil Berjani, aktualisht një litër dizel po shitet rreth 1.95 euro, ndërsa benzina rreth 1.65 euro....

Rafuna kërkon masa urgjente kundër inflacionit

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, i ka kërkuar Qeverisë që të ndërmarrë masa urgjente për përballimin e inflacionit, duke propozuar uljen ose heqjen e përkohshme të akcizës apo TVSH-së për derivatet e naftës dhe benzinës. Sipas Rafunës, masat duhet të fokusohen veçanërisht te bujqësia dhe transporti, sektorë që, sipas tij, ndikojnë drejtpërdrejt...

Jusuf Azemi: Nga janari do të kërkojmë pagë minimale 600 euro

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka deklaruar se sindikata do të kërkojë rritjen e pagës minimale në 600 euro, duke nisur nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Azemi paralajmëroi se punëtorët mund të ndërmarrin veprime sindikale nëse kërkesat për përmirësimin e pagave dhe kushteve të punës nuk...

Sa para do të kem kur të dal në pension?

Një hulumtim mbi atë se sa i njohin të rinjtë në Kosovë kursimet e tyre pensionale, ku investohen ato dhe sa e kuptojnë mekanizmin që përcakton vlerën e pensionit të tyre në të ardhmen. Çdo muaj, një pjesë e pagës së qytetarëve në Kosovë ndahet për kursimet pensionale. Për një 20- apo 30-vjeçar, pensionimi mund...

OECD ngre ndjeshëm parashikimet ekonomike për Gjermaninë

OECD ka rishikuar duke rritur ndjeshëm parashikimin e saj për rritjen e ekonomisë gjermane për këtë vit. Parashikohet që produkti i brendshëm bruto të rritet me 1.1 për qind. OECD, organizata e vendeve të industrializuara , parashikon një rimëkëmbje ekonomike më të fortë në Gjermani këtë vit . Sipas parashikimit të saj më të fundit...

BQK dhe Banka Botërore hartojnë strategji për edukimin financiar

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, ka pritur ekspertë të lartë të Bankës Botërore, me të cilët ka diskutuar për hartimin e Dokumentit Strategjik të Edukimit Financiar për Qëndrueshmëri Financiare. Sipas BQK-së, dokumenti synon të koordinojë dhe fuqizojë iniciativat për edukimin dhe shëndetin financiar, në përputhje me objektivat e Planit...

Rritja e çmimeve të derivateve, DHTIK kërkon uljen e përkohshme të akcizës

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) ka kërkuar nga institucionet e Kosovës masa të përkohshme për lehtësimin e bizneseve, fermerëve dhe konsumatorëve, në përballimin e rritjes së çmimeve të derivateve. DHTIK shpreh shqetësim se rritja e çmimeve të naftës po shton kostot e operimit në pothuajse të gjithë sektorët e ekonomisë, duke ndikuar në...

Bie çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare

Çmimet e naftës ranë mbi 2%, pasi shpresat për rifillimin e bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit, si dhe rikuperimi i eksporteve saudite, zbutën shqetësimet për furnizimin. Nafta Brent ra për 2.12%, në 101.68 dollarë për fuçi, ndërsa WTI amerikane u ul 2.32%, në 93.85 dollarë. Katari tha se, së bashku me Pakistanin, po ndërmjetëson mes...

Kusari-Lila: Rritja e çmimit të derivateve ka ardhur si rrjedhojë e përkeqësimit të situatës në Lindjen e Mesme

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka paralajmëruar masa të reja në tregun e derivateve nëse rritja e çmimeve shkakton probleme me furnizimin në Kosovë. Ajo ka thënë se aktualisht sasia e naftës që po importohet dhe shitet në vend nuk ka pësuar ndryshime. Sipas Kusari-Lilës, Ministria po e përcjell çdo ditë...

Rritet paga minimale në Mal të Zi, shkon deri në 1400 euro

Qeveria e Malit të Zi ka miratuar programin e ri ekonomik “EURO MODEL”, përmes të cilit nga janari pritet të rriten pagat në sektorin publik dhe atë privat. Paga minimale neto do të jetë 1000 euro për të punësuarit në vendet e punës që kërkojnë arsimim fillor ose më të ulët, 1,250 euro për ata...

Inflacioni në Kosovë arrin 7.3%, transporti shtrenjtohet më së shumti në gusht

Çmimet e konsumit në Kosovë janë rritur ndjeshëm gjatë muajit gusht, duke shënuar një rritje vjetore prej 7.3 për qind, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), vetëm brenda një muaji, çmimet u rritën për 1.3 për qind krahasuar me korrikun e këtij...

Energjia dhe karburantet shtrenjtojnë jetesën në Gjermani, inflacioni pranë 3%

Lufta me Iranin ka rritur çmimet e energjisë dhe, si pasojë, ka shtrenjtuar jetesën në Gjermani. Çmimet që paguajnë konsumatorët u rritën me 2,9% në gusht, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, konfirmoi sot Zyra Federale e Statistikave. Kjo është rritja më e madhe e çmimeve në Gjermani që nga dhjetori i...

Inflacioni në Kosovë arrin në 7,3 për qind

Çmimet e konsumit në Kosovë janë rritur për 7,3 për qind në gushtin e këtij viti, krahasuar me muajin e njëjtë të 2025-s, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, e cila bëri të ditur se inflacioni mujor, krahasuar me korrikun 2026, ishte 1,3 për qind. Rritja më e lartë vjetore u regjistrua në transport, me...

Banka Qendrore Evropiane pritet t’i rrisë sërish normat e interesit për shkak të presioneve inflacioniste

Banka Qendrore Evropiane (ECB) po përgatitet për rritjen e dytë të normave të interesit këtë vit, mes presioneve inflacioniste të shkaktuara kryesisht nga çmimet e energjisë ndërsa vëmendja është përqendruar te parashikimet e bankës dhe deklaratat e ardhshme të presidentes së saj, Christine Lagarde. Çmimet e naftës arritën sërish në 100 dollarë për fuçi për...

Çmimi i naftës kalon në mbi 100 dollarë për fuçi, për herë të parë në afro dy muaj

Çmimi i naftës referencë Brent ka kaluar të mërkurën në mbi 100 dollarë për fuçi, ndërsa përshkallëzohet konflikti në Lindjen e Mesme Çmimi ka arritur nivelin më të lartë në më shumë se gjashtë javë, duke kapërcyer këtë prag simbolik për herë të parë që nga 24 korriku, ndërsa përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e...

Shqipëri| Inflacioni u rrit 3,2%, u nxit nga transporti dhe kostot e banimit

Norma e inflacionit arriti në 3,2% në gusht 2026, nga 2,3% që ishte në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa krahasuar me korrikun, çmimet e konsumit u rritën me 0,1%. Sipas të dhënave të INSTAT, ndikimin më të madh në inflacionin vjetor e dhanë “Ushqime dhe pije joalkoolike”, me 0,95 pikë përqindjeje, “Transporti”,...

Kanadaja zbaton tarifa prej 20 miliardë dollarësh për mallrat amerikane

Kanadaja vendosi tarifa hakmarrëse për mallra amerikane me vlerë 20 miliardë dollarë (27.6 miliardë dollarë kanadezë) herët të martën, duke përshkallëzuar një luftë tregtare midis vendeve fqinje. Kundërmasat, të cilat hynë në fuqi në orën 12:01 të mëngjesit sipas orës lokale, përputhen me tarifat e Seksionit 338 të SHBA-së “dollar për dollar”. Sipas mediave të...

Çmimet e naftës vazhdojnë rritjen për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme

Çmimet e naftës u rritën në 98 dollarë në tregjet ndërkombëtare të hënën, me tregtarët e shqetësuar për një valë të re sulmesh ndaj anijeve cisterna në Ngushticën e Hormuzit dhe aludimet për kufizime më të gjera të transportit detar. Në tregun e Londrës, një fuçi u tregtua me 1.38 dollarë për fuçi, më lart...

Transfertat valutore pa dokumente justifikuese, Banka e Shqipërisë ndryshon rregullat

Banka e Shqipërisë ka miratuar ndryshime në rregulloren “Për veprimtarinë valutore”, duke lehtësuar procedurat për kryerjen e transfertave dhe duke përshtatur kuadrin rregullator me zhvillimet e reja në fushën e pagesave digjitale. Ndryshimi kryesor lidhet me heqjen e kërkesës për paraqitjen e dokumentacionit specifik justifikues për transfertat korrente ndërmjet rezidentëve dhe jorezidentëve. Kjo do të...

Dogana Shqiptare: 22,8 miliardë lekë të ardhura në gusht

Të ardhurat doganore të realizuara gjatë muajit gusht 2026 arritën në 22,8 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej rreth 1,7 miliardë lekësh krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Të dhënat e publikuara nga Dogana Shqiptare tregojnë një ecuri pozitive të mbledhjes së të ardhurave, e cila, sipas institucionit, pasqyron performancën e...

Viti i ri shkollor, cilat vende të BE-së i paguajnë më mirë mësuesit?

Është sërish koha e kthimit në shkollë dhe mësuesit, së bashku me sindikatat e tyre, po rikthejnë në qendër të debatit pagat e pandryshuara prej vitesh dhe mungesën e vazhdueshme të stafit. Por cilat vende i paguajnë mësuesit më mirë? Pagat e stafit arsimor, veçanërisht të mësuesve dhe drejtuesve të shkollave, përbëjnë shpenzimin më të...

​Holanda zhvendos miliarda euro në ar nga SHBA-ja drejt Londrës, përgatitet për kriza

Banka Qendrore e Holandës ka zhvendosur një pjesë të konsiderueshme të rezervave të saj të arit nga Amerika e Veriut drejt Londrës, duke e lidhur vendimin me përgatitjet për situata të mundshme krize në kohën e pasigurive politike globale. Institucioni njoftoi të mërkurën se nga marsi deri në gusht janë zhvendosur rreth 86 tonë metrikë...

Kosovarët shpenzojnë shumë më tepër për ushqime se europianët

Ushqimet vazhdojnë të zënë një pjesë shumë më të madhe të strukturës së konsumit në Shqipëri sesa në Bashkimin Europian, duke reflektuar diferencat e mëdha në mënyrën se si shpërndahen shpenzimet. Të dhënat më të fundit të Eurostat për peshat e mallrave dhe shërbimeve në Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (HICP) tregojnë se...

Rritet sërish çmimi i naftës dhe benzinës në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për sot. Sipas vendimit të MINTI-të, nafta këtë të mërkurë është rritur për një cent, dhe do të shitet me çmim maksimal prej 1.70 euro për litër. Ndërsa benzina do të shitet 1.55 euro për litër, po ashtu një cent...

Çmimet e ushqimeve rriten në rajon

Rënia e fortë e euros këtë verë do të duhej të ndihmonte në uljen e çmimeve të produkteve të importuara, por siç tregojnë të dhënat e Eurostat çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike në Shqipëri u rritën me 3.2% në korrik 2026, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë ose pesë herë...

Ministri i Financave në Nepal: Do nevojiten deri në 5 miliardë dollarë për rindërtimin e zonave të prekura

Qeveria nepaleze ka publikuar një vlerësim fillestar të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet e menjëhershme. Do të nevojiten 4 deri në 5 miliardë dollarë për të rindërtuar zonat e prekura, i tha agjencisë së lajmeve Reuters ministri i Financave, Swarnim Wagle, raporton SkyNews. “Ky është vetëm një vlerësim. Dëmet dhe humbjet janë ende duke u vlerësuar”,...

Lirohet nafta në Kosovë, shtrenjtohen benzina e gazi

Çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës kanë pësuar ndryshime sot, krahasuar me një ditë më parë. Sipas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), çmimi maksimal i naftës (dizelit) sot është 1.78 euro për litër, nga 1.79 euro sa ishte dje. Ndërkohë, benzina sot mund të shitet deri...

Deficiti tregtar i Kosovës arrin në 615.7 milionë euro gjatë korrikut

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për rrjedhat e eksportit dhe importit të mallrave gjatë muajit korrik 2026, sipas të cilave deficiti tregtar i Kosovës ka arritur në 615.7 milionë euro. Sipas ASK-së, në korrik 2026 eksporti i mallrave kishte vlerën 104.8 milionë euro, ndërsa importi 720.5 milionë euro. Krahasuar me...

BE miraton 6.1 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën

Bashkimi Evropian ka miratuar ndarje të reja fondesh në vlerë prej 6.1 miliardë eurosh për forcimin e sektorit të mbrojtjes së Ukrainës. Komisioni Evropian ka bërë të ditur se fondet do të përdoren për sisteme të mbrojtjes ajrore dhe kundër raketore, raketa, municione dhe radarë. Vendimi është marrë në 35-vjetorin e Pavarësisë së Ukrainës dhe,...

Ky është çmimi i naftës për sot

Gjatë ditës së sotme litri i naftës në Kosovë do të shitet me 1.79 euro. Bazuar në njoftimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), litri i benzinës kushton 1.53 euro. Ndërkaq, çmimi i gazit mbetet i njëjtë, 0.62 euro.