Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për rishikimin e buxhetit për vitin 2026.
Për miratimin e ligjit votuan 62 deputetë nga mazhoranca. Projektligji përfshinte shtatë amendamente, por vetëm dy prej tyre morën mbështetje.
Ndërkaq, kritika ndaj ndryshimeve ligjore adresuan partitë e opozitës, PDK-ja, LDK-ja dhe Aleanca./KosovaPress/