Protesta në Tiranë, blindohet kryeministria, mbi 2 mijë policë në terren, dronë dhe agjentë civilë
Komisioni hetimor parlamentar i Kuvendit të Kosovës, i përbërë nga përfaqësues të të gjitha partive politike, do të mbajë sot, në orën 11:30, mbledhjen e parë lidhur me hetimin e rrethanave të vrasjes së Arlinda Zekajt. Pjesë e këtij komisioni është edhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Emilia Rexhepi, e cila ka thënë se qëllimi...
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës sot, duke filluar nga ora 11:00, në sallën C-301. Sipas agjendës së publikuar, në këtë mbledhje do të shqyrtohet propozimi për rendin e ditës të seancës plenare të radhës. Në mesin e pikave të propozuara janë tri projektligje që pritet të shqyrtohen në lexim...
Gjatë javës në Kosovë pritet të karakterizohet me mot kryesisht të vranët, reshje të herëpashershme shiu dhe rënie të temperaturave. Në viset e larta malore parashihen edhe reshje bore. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat gjatë javës do të jenë relativisht të ulëta, me ato maksimale që do të lëvizin nga 5 deri...
Janë gjenerata e viteve 1985/86, nxënësit që para katër dekadash përfunduan klasën e tetë në shkollën “Gjergj Fishta” në Bishtazhin. Pas 40 vjetësh, këta burra e gra u kthyen sërish në bankat e kujtimeve, në oborrin dhe hapësirat e shkollës ku kishin kaluar një pjesë të bukur të fëmijërisë së tyre. Këtë herë nuk erdhën...
Forumi Ekonomik i Grave në Kosovë (FEG) ka vlerësuar se Ligji i Punës, i cili është në fuqi që nga viti 2012, ka ndikuar në diskriminimin e grave në punësim, ndërsa ka kërkuar reformimin e tij dhe bartjen e përgjegjësisë për pagesën e pushimit të lehonisë nga sektori privat te Qeveria. Koordinatorja e këtij Forumi,...
Për të pestën ditë radhazi, sot do të mbahet protestë në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për vrasjen e 49-vjeçares Arlinda Zekaj në Vitomiricë të Pejës. Protesta është paralajmëruar të nisë në orën 17:00, nga sheshi “Zahir Pajaziti”, ndërsa organizatorët janë nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist. Përmes një njoftimi, Kolektivi ka bërë të...
Dialogu mbetet kusht kyç që Kosova dhe Serbia të përparojnë drejt Bashkimit Evropian, ndërsa mungesa e progresit do të ketë kosto politike dhe ekonomike. Kjo thuhet, ndër të tjera, në draftraportet vjetore për Kosovën dhe Serbinë, që Komisioni Evropian do t’i publikojë më 4 nëntor. Për Serbinë thuhet se ka vepruar në kundërshtim me detyrimet...
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi për tremujorin e tretë (TM3) 2026. Sipas njoftimit tëASK’së,ka pasur rritje të lehtë e çmimeve të prodhimeve bujqësore në TM3 2026, krahasuar me TM3 2025. Ky publikim është i bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në...
Ditën e sotme, Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, ka mbajtur një mbledhje. Gjatë saj, është deklaruar kryetari i kësaj partie Albin Kurti. Ky i fundit, është deklaruar për çështje të ndryshme, ku ka ndarë fjalimin e tij edhe përmes një postimi në Facebook. Kurti, ka folur edhe për buxhetin vendit, duke bërë të ditur...
Vrasja e 49-vjeçares Arlinda Zekaj, më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, ka nxitur reagime të shumta publike dhe ka vënë në pikëpyetje përgjegjësinë e institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë për mosmbrojtjen e saj, pavarësisht paralajmërimeve të mëhershme. Pas rastit të rëndë, janë ndërmarrë disa masa ndaj zyrtarëve që kishin qenë të përfshirë në trajtimin...
Kthimi i mundshëm i Vladimir Putinit në samitin e G20-ës në Florida në dhjetor rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë në Ukrainë, tha të shtunën shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas. “Normalizimi i kthimit të Rusisë në këto forume ndërkombëtare është thjesht normalizim i krimeve të luftës që kryhen çdo...
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të zhvillojë aktivitete dhe ushtrime ushtarake në zonën e fshatrave Koliq dhe Keqekollë, nga 30 tetori deri më 2 nëntor 2026. Përmes një njoftimi, FSK-ja ka bërë të ditur se këto aktivitete do të realizohen në kuadër të trajnimeve të rregullta ushtarake. Gjatë kësaj periudhe, në këto zona...
Gjatë së dielës, Kosova do të përfshihet nga mot kryesisht i vranët, me reshje shiu në pjesë të ndryshme të vendit. Reshjet pritet të intensifikohen herë pas here, ndërsa në zonat malore do të ketë reshje të dobëta bore. Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 5°C në orët e para të ditës dhe...
Sektori minerar dhe lëndët e para kritike paraqesin potencial të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës, tërheqjen e investimeve amerikane dhe ndërkombëtare, si dhe integrimin e vendit në zinxhirët globalë të furnizimit. Kjo u tha gjatë diskutimit me temën “Sektori minerar dhe lëndët e para kritike në Kosovë: Mundësitë e investimeve për bizneset amerikane”, të...
Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua në Pejë ka raportuar në polici se ish-bashkëshorti i saj vazhdonte t’i dërgonte mesazhe, edhe pse ishin ndarë para disa muajsh. “Me 30.10.2026, është raportuar se viktima femër kosovare para disa muajve ishte ndarë nga bashkëshorti i saj me të cilin kanë dy fëmijë dhe se procedura...
Gazmend Hoxha ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtuesit të policisë pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës nga kunati i saj. Në letrën dërguar kryeministrit, Albin Kurti, ai ka rikujtuar sfidat me të cilat është përballur institucioni gjatë mandatit të tij, që nga marsi i vitit 2023. Në letrën drejtuar...
Dy persona të kërkuar përmes Interpolit janë arrestuar të premten në Prishtinë dhe Istog, ka njoftuar Policia e Kosovës. Sipas raportit policor, arrestimet janë realizuar më 30 tetor 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë e tjera të policisë dhe institucionet përkatëse. Rasti i parë është regjistruar në rrugën “Muharrem Fejza”...
Tetë raste të dhunës në familje janë përfshirë në raportin e fundit të Policisë së Kosovës, ku 6 persona janë arrestuar dhe 5 prej tyre janë dërguar në mbajtje. Sipas raportit policor, 4 raste janë regjistruar në Prishtinë, ndërsa nga 1 në Pejë, Gllogoc, Obiliq dhe Malishevë. Rastet përfshijnë dhunë psikike, fizike, kanosje dhe mosmarrëveshje...
Vetëm gjatë dy javëve të fundit, 81 biznese online janë regjistruar në sistemin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), pas paralajmërimit për nisjen e inspektimeve dhe shqiptimin e gjobave ndaj atyre që operojnë jashtëligjshëm. Numri i bizneseve të regjistruara aktualisht është në 180, ndërsa afati për regjistrim përfundon të shtunën 31 tetor....
Shërbimet emergjente në Kosovë po përballen me mungesë të theksuar të specialistëve, ndërsa nevojiten edhe 56 mjekë të kësaj fushe. Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Naser Syla, ka paralajmëruar për vështirësitë me të cilat përballen shërbimet emergjente, duke bërë të ditur se në disa spitale rajonale ka ndërrime pa...
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, është takuar me ambasadorin italian në Kosovë, Maurizio Antonini. Në njoftimin e publikuar në Facebook, KFOR-i ka theksuar se uniteti i qëllimit dhe koordinimi ndërmjet të gjitha palëve të përfshira mbeten në qendër të misionit të tij. Sipas KFOR-it, komunikimi dhe bashkëpunimi i hapur, transparent dhe i vazhdueshëm janë...
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist njoftoi se do të vazhdojnë protestat, duke kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt. Në njoftim thuhet se të shtunën protesta do të zhvillohet nga ora 17:00. “PROTESTA KOMBËTARE VAZHDON! Të shtunën në orën 17:00 mblidhemi prapë për ta vazhduar luftën tonë për drejtësi për Arlindën dhe për...
Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3-6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 7-11 gradë Celsius. Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi 1–4 metra për sekondë. /Kosovapress/
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, dha dorëheqje më 30 tetor, pesë ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt – rast që nxiti protesta dhe kërkesa për përgjegjësi institucionale. I pyetur nga Radio Evropa e Lirë nëse veprimi i tij lidhet me trajtimin institucional të këtij rasti, Hoxha tha se “lidhet me dorëheqje...
Protesta kundër vrasjes së grave në Pejë ka përfunduar me thirrjen e organizatorëve për vazhdimin e saj në Prishtinë. Organizatorët u kanë bërë thirrje pjesëmarrësve që të nisen së bashku drejt kryeqytetit, ku në orën 16:00 do të nisë tubimi në sheshin “Zahir Pajaziti”, për të vazhduar përgjatë itinerarit të njëjtë si në ditët e...
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, gjatë raportimit sot në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione, ka deklaruar se Gjykata Speciale në Hagë ka dështuar garantimin dhe respektimin e standardeve për një gjykim të drejtë në rastin e katër ish-krerëve të UÇK-së. Sipas Qelajt, me këtë veprim Gjykata Speciale i ka shkelë...
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku, ka reaguar pas mungesës së dorëheqjeve nga ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt. Lushaku ka kritikuar mungesën e përgjegjësisë institucionale, duke vlerësuar se dorëheqja do të përbënte një akt përgjegjësie për dështimin e...
Mali i Zi mund t’i përfundojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian në dhjetor të vitit 2026, ndërsa Serbia, Bosnje e Hercegovina dhe Kosova nuk kanë shënuar përparim në të ashtuquajturat fusha themelore. Kështu thuhet në draftin e komunikatës vjetore të Komisionit Evropian (KE) për politikën e zgjerimit, të cilën ky institucion pritet ta publikojë...
Në Prishtinë është organizuar edicioni i katërt i Konferencës Rajonale për Gratë Ndërmarrëse dhe Takimeve B2B, “SHE RISES REGIONAL 2026”, e cila ka mbledhur gra ndërmarrëse nga Kosova, rajoni dhe diaspora, me synimin për të krijuar mundësi të reja bashkëpunimi dhe zgjerimi të bizneseve. Në këtë konferencë ka marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Justina...
Gjykata Supreme e Kosovës ka shfuqizuar si të paligjshëm paragrafin 3 të nenit 17 të Udhëzimit Administrativ të Ministrisë së Punëve të Brendshme Nr. 05/2023 për Procedurat e Kundërvajtjes, i cili përcaktonte se patentë-shoferi mund t’i kthehej mbajtësit vetëm pas përfundimit të masës mbrojtëse të ndalimit të drejtimit të automjetit. Vendimi është marrë në kuadër...
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqje pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt. Lajmin e bëri të ditur Qeveria e Kosovës, e cila tha se kryeministri Albin Kurti sot e pranoi kërkesën për dorëheqje nga Hxoha dhe e liroi atë nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës. “Në...
Krerët e institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë i kanë hedhur poshtë kërkesat për dorëheqje, megjithëse e pranojnë se kishte pasur dështime të rënda zinxhirore institucionale që i paraprinë vrasjes së Arlinda Zekajt më 25 tetor, e cila kishte paralajmëruar vazhdimisht autoritetet se jeta e saj ishte në rrezik. Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka thënë...
Donika Kadaj Bujupi, ka kërkuar llogaridhënie dhe përgjegjësi penale, lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt. Bujupi, ka deklaruar se, ‘’suspendimi nuk është drejtësi dhe as garanci për të parandaluar tragjedi të tjera’’. ‘’Arlinda nuk duhej të vdiste! Neglizhenca e tyre ia mori jetën. Suspendimi nuk është drejtësi dhe as garanci për të parandaluar tragjedi të...
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, është deklaruar lidhur me kërkesat për dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke thënë se do ta konsideronte këtë mundësi nëse largimi i saj do të kontribuonte në identifikimin dhe adresimin më të shpejtë të përgjegjësive institucionale. Megjithatë, ajo ka vlerësuar se dorëheqja në këtë fazë nuk do...
Fragmentimi politik në Kosovë ka penguar funksionimin e Qeverisë dhe të Kuvendit. Kështu vlerësohet në draftin e Pakos së Zgjerimit, të cilin Komisioni Evropian pritet ta publikojë javën e ardhshme. Dokumenti vë në pah edhe ndikimin politik dhe të grupeve të interesit në gjykata dhe prokurori. Sipas vlerësimit të Brukselit, Kosova nuk ka shënuar përparim...
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë për media së bashku me ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka prezantuar gjetjet e raportit për trajtimin institucional të rastit të Arlinda Zekajt. Sveçla bëri të ditur se, përmes Inspektoratit Policor të Kosovës, gjatë ditëve të fundit janë verifikuar të gjitha veprimet dhe mosveprimet e...
𝗡𝗴𝗮 𝟯𝟬 𝘁𝗲𝘁𝗼𝗿𝗶 𝗱𝗲𝗿𝗶 𝗺𝗲̈ 𝟴 𝗻𝗲̈𝗻𝘁𝗼𝗿 𝟮𝟬𝟮𝟲. Këto janë vetëm disa nga ofertat që të presin: Televizor Samsung 55” – nga 549€ në vetëm 349€ Telefon Samsung Galaxy – nga 229€ në vetëm 149€ Friz Hugo 200L – nga 219€ në vetëm 159€ Rrobalarëse Candy 8KG – nga 399€ në vetëm 219€ Porosit Tani...
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë dalë në konferencë për media lidhur me rastin e vrasjes së 49-vjeçares Arlinda Zekaj. Gjatë konferencës, Gërvalla bëri të ditur se raporti i përgatitur për këtë rast është pjesërisht i plotë, ndërsa dokumentacioni i shqyrtuar ka nxjerrë në pah mangësi serioze,...
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka deklaruar se raporti për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt është pjesërisht i plotë, pasi nga disa prej zyrave përgjegjëse nuk janë marrë ende përgjigjet e kërkuara. Në konferencën për media, Gërvalla tha se presin sqarime shtesë nga institucionet përkatëse. Ajo theksoi se konstatimi më shqetësues i...
Ligji për artin dhe kulturën, i cili është në fuqi prej janarit të vitit 2024, ende nuk është duke u zbatuar plotësisht. Kjo vlen edhe për Këshillin e Skenës së Pavarur Kulturore. Në fund të këtij muaji, Ministria e Kulturës ka hapur thirrjen për nominimin e dy anëtarëve të këtij organi. Pesë do të jenë...
Para objektit të Qeverisë së Kosovës po mbahet një protestë, në të cilën po kërkohet drejtësi për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Sipas gazetares së T7, e cila po raporton nga vendi i ngjarjes, disa nga protestuesit po tentojnë të futen brenda objektit të Qeverisë. Ndërkohë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal...
Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist për të tretën ditë radhazi po zhvillon protestë, lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Protesta është duke u mbajtur para objektit të Qeverisë, pikërisht në kohën kur ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla pritet të mbajnë konferencë për...
Përveç Prishtinës, protestë për drejtësi dhe përgjegjësi për rastin e Arlinda Zekajt do të mbahet të premten edhe në qytetin e Pejës. Protesta është thirrur për orën 12:00 dhe do të mbahet në sheshin “Skënderbe” në Pejë. Pjesëmarrësit pritet të kërkojnë drejtësi për Arlinda Zekajn, e cila u vra nga ish-kunati i saj, pas problemeve...
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllime për humbjen e jetëve të personelit italian të EUFOR Althea, në aksidentin me helikopter në Bosnjë dhe Hercegovinë. Në një reagim, Konjufca u ka shprehur ngushëllime ministrit të Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, dhe ministrit të Mbrojtjes, Guido Crosetto,...
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, si dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të mbajnë sot konferencë të përbashkët për media, lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt. Konferenca është paralajmëruar të mbahet në orën 09:00, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, pas dorëzimit të raporteve nga Ministria e Drejtësisë...
Moti gjatë ditës së sotme do të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale: 1–4°C Temperaturat maksimale: 11–15°C Era do të fryej nga verilindja me shpejtësi 1–4 m/s. /GazetaSinjali/
Zyra e Kryeministrit njofton sapo pranoi raportet e hollësishme nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Punëve të Brendshme në lidhje me rastin e Arlinda Zekajt. “Së bashku me ministrat përkatës do të bëhet shqyrtimi dhe analizimi i tyre në detaje, për historinë dhe rrjedhën e rastit, për secilin lëshim e trajtim të papërgjegjshëm, për...
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka dhënë detaje të reja pas rekomandimit për suspendimin e 11 zyrtarëve policorë në lidhje me rastin e Arlinda Zekajt, e vrarë të dielën mbrëma në Vitomiricë të Pejës. “IPK ka angazhuar një ekip hetuesish dhe ka vazhduar të ndërmarrë veprime hetimore dhe verifikuese lidhur me mënyrën e trajtimit nga...
Për të dytën ditë radhazi, qytetarët kanë protestuar kundër vrasjes së grave dhe neglizhencës institucionale, pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë. Gjatë protestës, pjesëmarrësit përcollën mesazhe kundër dhunës ndaj grave dhe kërkuan përgjegjësi nga institucionet për rastet e tilla. “Gjumi s’ka me ju marrë, flaka ka me ju dalë” dhe “Heshtja mbron dhunuesin, jo...
Policia e Kosovës ka njoftuar zyrtarisht për suspendimin e 11 zyrtarëve policorë, lidhur me trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës. Sipas njoftimit të Policisë, suspendimet janë bërë bazuar në rekomandimin e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), i cili është duke zhvilluar hetime paraprake lidhur...
Togeri i Policisë, Faruk Muqolli, është suspenduar lidhur me rastin e Arlinda Zekajt. Në audi-incizimin e publikuar nga “MAT”, dëgjohet Muqolli duke i thënë viktimës se nuk do ta pranonte më, si dhe se nuk e kishte obligim të merrej me të. Rasti i Arlinda Zekajt ka nxitur reagime të shumta dhe kërkesa për përgjegjësi...
Këshilli Prokurorial i Kosovës konfirmoi se suspendoi kryeprokuroren e Pejës, Lumturije Vuçetaj dhe prokuroren Arlinda Nallbani Gacaferi si dhe që caktoi ushtruese të detyrës së kryeprokurores në Prokurorinë Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj. Në njoftim për media jepen edhe detaje të tjera. Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), nën udhëheqjen e kryesuesit, Arian Gashi, mbajti sot...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur një delegacion prej 11 anëtarësh nga nëntë shtete të ndryshme, të Komisionit për Politikë të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin dhe hapat e ardhshëm në raport me sigurinë, zhvillimin demokratik dhe forcimin...
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në takimin e jashtëzakonshëm të enjten, ka suspenduar nga ushtrimi i detyrës zyrtare Kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetajn. Burime të “Betimi për Drejtësi” bëjnë të ditur se vendimi erdhi pas rekomandimit të Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi. Vuçetaj u suspendua me 7 vota për. Po ashtu, KPK-ja...
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për rishikimin e buxhetit për vitin 2026. Për miratimin e ligjit votuan 62 deputetë nga mazhoranca. Projektligji përfshinte shtatë amendamente, por vetëm dy prej tyre morën mbështetje. Ndërkaq, kritika ndaj ndryshimeve ligjore adresuan partitë e opozitës, PDK-ja, LDK-ja dhe Aleanca./KosovaPress/
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Anu Prattipati, e cila e uroi për marrjen e detyrës. Presidenca njofton se presidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për urimin dhe riafirmoi përkushtimin e saj për thellimin e mëtejshëm të...
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se projektligji për industrinë e mbrojtjes synohet të miratohet në janar të vitit 2027, pasi paraprakisht të përfundojnë procedurat përkatëse institucionale. Sipas tij, koncept-dokumenti për industrinë e mbrojtjes pritet t’i dërgohet Qeverisë për miratim javën e ardhshme, ndërsa gjatë këtij viti synohet të procedohet edhe në Kuvend, me...
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, ka kërkuar që strategjia shtetërore për ish-krerët e UÇK-së të përfshijë edhe aktivitete paralele, të cilat nuk ndërhyjnë drejtpërdrejt në procesin e apelit ndaj tyre, por synojnë të informojnë partnerët ndërkombëtarë për kontekstin e luftës së UÇK-së. Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Hoxha tha se...
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Artan Abrashi, ka kërkuar hetim të menjëhershëm penal dhe zbardhjen e përgjegjësive institucionale pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Abrashi ka ngritur pikëpyetje për mënyrën se si institucionet e drejtësisë e kanë trajtuar rastin, duke kërkuar sqarime për vlerësimin e rrezikut ndaj viktimës dhe vendimet...
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu u ka bërë thirrje deputetëve që të mos konsumojnë duhan në ambientet e mbyllura të institucionit, duke paralajmëruar se në rast të vazhdimit të shkeljeve do të kërkojë ndërhyrjen e Inspektoratit dhe shqiptimin e gjobave. Gjatë një adresimi në Kuvend, Haxhiu ka shprehur shqetësimin për pirjen e duhanit...
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka deklaruar se nisja e punës së grupit punues për hartimin e strategjisë shtetërore për fazën e apelit të ish-krerëve të UÇK-së shënon marrjen e përgjegjësisë institucionale të Kosovës ndaj këtij procesi gjyqësor. Grupi punues, i kryesuar nga Glauk Konjufca, është takuar të mërkurën, më 28 tetor, në mbledhjen...
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në ditën e dytë të Forumit të 3-të Ekonomik Gjermano-Kosovar, që po mbahet në Prishtinë. Gjatë fjalimit të tij, Konjufca ka theksuar rëndësinë e diasporës në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, duke vënë në pah se lidhjet mes dy vendeve shkojnë...
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar pas vdekjes së Arlinda Zekajt, duke kërkuar përgjegjësi institucionale dhe masa konkrete për parandalimin e dhunës ndaj grave. Musliu ka kritikuar mënyrën se si institucionet e trajtojnë dhunën në familje, duke theksuar se dështimi për të zbatuar ligjet...
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar, siç ka thënë, përpjekjet për përfitime politike nga tragjedia e Arlindës, duke kërkuar që të mos ndërlidhen individë me rastin pa prova. Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Tahiri iu drejtua deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, duke i akuzuar se po e shfrytëzojnë tragjedinë për qëllime politike, duke iu...
Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit, ku në 9 prej tyre viktima janë gra. Sipas raportit policor, rastet janë regjistruar në Fushë-Kosovë, Prishtinë, Kamenicë, Novobërdë, Deçan, Pejë, Shtime dhe Malishevë. Në Prishtinë janë raportuar 3 raste. Në njërin prej tyre, një grua ka deklaruar...
Transferimi i 300 të burgosurve nga Danimarka në Kosovë pritet të nisë në vitin 2027, në kuadër të marrëveshjes mes dy vendeve për shfrytëzimin e burgut në Gjilan. Kështu u tha në konferencën ndërkombëtare “Zbatimi i marrëveshjes Kosovë–Danimarkë për transferimin e të burgosurve në Kosovë: sfidat ligjore, të drejtat e njeriut dhe çështjet operacionale”, të...
Biseda telefonike mes Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, dhe ish-bashkëshortit të saj, Jeton Sylaj, është publikuar në Klan Kosova. Në bisedën e publikuar dëgjohen deklarata kërcënuese ndaj Arlindës, në një komunikim që lidhet me çështjen e kujdestarisë së djalit të tyre. Gjatë bisedës, ish-bashkëshorti i saj përdor gjuhë kërcënuese lidhur...
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka pranuar 12 kamionë ushtarakë të tipit UNIMOG – Mercedes-Benz 5T, 4×4, të blerë për nevojat e saj. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili ka theksuar se investimet në kapacitetet transportuese dhe logjistike të FSK-së do të vazhdojnë edhe në vitet e...
Gjykata e Apelit do të shqyrtojë sot ankesën e Naim Murselit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj. Seanca është caktuar të mbahet në orën 11:10, në Pallatin e Drejtësisë në Hajvali. Mbrojtja e Murselit, përmes një ankese prej 30 faqesh, ka kërkuar prishjen e aktgjykimit të Gjykatës...
Njësia A3 e termocentralit Kosova A është rikthyer në operim në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas përfundimit të ndërhyrjeve teknike. Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se janë sanuar problemet e evidentuara dhe njësia është sinkronizuar me rrjetin elektroenergjetik. Sipas korporatës, aktualisht A3 është në operim të rregullt dhe po funksionon...
Policia ka konfiskuar tri armë gjatë një bastisjeje në një shtëpi në Rezhancë të Hanit të Elezit, ku po zhvilloheshin hetime për një rast sulmi. Bastisja është kryer më 28 tetor, rreth orës 19:30, te një i dyshuar 47-vjeçar, me inicialet A.B. Gjatë kontrollit janë gjetur dy pushkë gjuetie dhe një pushkë ajrore. Gjatë verifikimit...
Protesta kombëtare kundër vrasjes së grave do të vazhdojë sot, më 29 tetor, në orën 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Organizatorët kanë njoftuar se qytetarët do të mblidhen sërish për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn dhe të gjitha gratë e vrara në Kosovë. Përmes një njoftimi drejtuar mediave, ata kanë paralajmëruar vazhdimin...
Kuvendi i Kosovës mban sot, nga ora 10:00, seancë plenare, në të cilën pritet të shqyrtohet në lexim të dytë Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Projektligji është një nga pikat e rendit të ditës, krahas shqyrtimit të dytë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet...
Të enjten parashikohet mot kryesisht i vranët dhe me reshje lokalisht të izoluara shiu, veçanërisht në orët e pasdites dhe mbrëmjes. Në zonat malore reshje të izoluara bore. Era do të fryjë veriu dhe verilindja, me shpejtësi prej 10-33 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 11...
Aktivistja Liridona Sijarina nga “Kolektivi Feminist” ka listuar kërkesat ndaj institucioneve të drejtësisë dhe Qeverisë së Kosovës.Ajo ka thënë se për vrasjen e Arlinda Zekajt, do të vazhdojnë protestat dhe do të përshkallëzojnë. “Këtij shteti kemi me iu kundërvu. Protestat e tona nuk kanë me u ndalë natë e ditë, kanë me u përshkallzu. Nuk...
Protesta e organizuar pas vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe te Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), pasi protestuesit kanë kaluar më herët në Ministrinë e Drejtësisë, Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Policinë e Kosovës. Në hyrje të objektit të KGJK-së janë shkruar parulla që shprehin pakënaqësi ndaj sistemit të drejtësisë dhe funksionimit të tij....
Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka pritur në takim futbollisten Sara Bulliqi, e cila do të jetë pjesë e kampanjës së kësaj ministrie, “Histori që frymëzojnë: zëra, rrugëtime dhe suksese që frymëzojnë rininë”. Përmes kësaj kampanje, Bulliqi do të ndajë me të rinjtë rrugëtimin e saj në sport, sfidat me të cilat është...
Filharmonia e Kosovës do të mbajë koncertin e radhës të dielën, më 1 nëntor 2026, në orën 19:30, në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të interpretojë nën drejtimin e dirigjentit italian Marco Crispo, ndërsa solist i mbrëmjes do të jetë kitaristi slloven Mak Grgić, i...
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Prishtinë, ka shënuar më 26 tetor Javën e Gjuhës Italiane në Botë, përmes një aktiviteti që vuri në fokus promovimin e gjuhës, librit dhe kulturës italiane. Në kuadër të këtij aktiviteti, Biblioteka Kombëtare pranoi një donacion librash nga Bibliotekat Publike të Torinos,...
Ka nisur mbledhja e radhës e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Në këtë mbledhje, për raportim është ftuar drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti. Në këtë mbledhje mediat janë lejuar që të marrin pamje në fillim, ndërsa më pas e njëjta ka vazhduar e mbyllur.
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë i është bashkuar reagimit të Grupit për Siguri dhe Barazi Gjinore lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Përmes një reagimi publik, BE-ja ka deklaruar se ‘nuk ka vend për femicid në shoqërinë tonë’, duke kërkuar përgjegjësi institucionale dhe masa të menjëhershme mbrojtëse. Në deklaratën e...
Profesori amerikan, Daniel Serwer ka vlerësuar se fitorja e Listës Studentore në Serbi mund të shënojë një pikë kthese për demokracinë në Ballkanin Perëndimor, por ka theksuar se drejtimi ndërkombëtar i udhëheqjes së re mbetet i paqartë. Në një intervistë për lajmi.net, Serwer ka thënë se lëvizja studentore mund të përballet me pengesa të mëdha...
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka shqiptuar dy gjoba prej gjithsej 10 mijë eurosh ndaj Komunës së Prishtinës për moskryerjen e obligimeve ligjore në menaxhimin e mbeturinave. Ministrja Fitore Pacolli ka bërë të ditur se gjoba janë shqiptuar edhe ndaj komunave të tjera dhe kompanive rajonale të mbeturinave, për shkak të gjendjes së...
Një delegacion i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, përkatësisht i Komitetit Politik të kësaj Asambleje, do të qëndrojë për vizitë në Kosovë më 28 dhe 29 tetor. Sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës, gjatë ditës së sotme delegacioni do të zhvillojë disa takime në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Takimi i parë është paraparë të mbahet...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Koalicioni Shqiptar në zgjedhjet e së dielës në Serbi ka arritur rezultatin më të lartë të votave për shqiptarët që nga viti 2000, duke marrë 27 mijë e 607 vota Sipas tij, ky rezultat është dëshmi e rëndësisë së bashkimit të subjekteve politike shqiptare, pavarësisht dallimeve mes...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kuri ka thënë se pret që nesër para orës 18:00 të ketë raportet nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Punëve të Brendshme për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, për të sqaruar dështimet e mundshme në secilën hallkë të zinxhirit institucional, por edhe të trajtojë rastet e ngjashme, duke theksuar...
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të mërkurën, më 28.10.2026, do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik. Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Ky është orari sipas rajoneve: Prishtinë 1.Nga TS Koliqi 35/10 [kV] do të ndërprehet: Dalja 10...
Kosova është e gatshme të dërgojë trupa në Gaza në kuadër të Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF), por dislokimi i tyre varet nga gatishmëria e kësaj force për t’i pranuar, ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes e Kosovës për gazetën “The Times of Israel”. Siç gazeta izraelite, Kontributi i Kosovës në këtë mision do...
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen katër mbledhje të komisioneve parlamentare, ku në agjendë janë raportimi i drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), çështjet e barazisë gjinore, raporti financiar i Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe projektligjet për energjinë. Në orën 10:00, Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë do...
Moti gjatë ditës së sotme do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Në orët e para të ditës mundësi për mjegull. Temperaturat minimale: 0–3°C Temperaturat maksimale: 10–13°C Era do të freyj nga veriperëndimi me shpejtësi 1–3 m/s. /GazetaSinjali/
Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, nga vëllai i tij, i dyshuari Albert Sylaj, me sëpatë. Sipas njoftimit të Gjykatës, masa e paraburgimit është caktuar pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë, nën dyshimin...
Ekonomia e Kosovës pritet të rritet me 3.6% më 2026, ndërsa inflacioni të arrijë mesatarisht 6%. Banka Botërore paralajmëron se zgjatja e pasigurisë politike mund të vonojë reformat, të dobësojë besimin e investitorëve dhe të rrezikojë qasjen në financimin e jashtëm. Në raportin “Macro Poverty Outlook” të tetorit 2026, institucioni financiar ndërkombëtar vlerëson se konsumi...
Djali i Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, aktualisht ndodhet në njërën nga qendrat strehimore të Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi. “Djali aktualisht është në njërën nga qendrat strehimore të Kosovës”, ka deklaruar Nikçi. Ndërkohë, institucionet e drejtësisë po...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar funksionimin e sistemit të drejtësisë në vend, duke theksuar se raportet e Bashkimit Evropian ndër vite kanë evidentuar mangësi në këtë sektor. Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ai tha se është bërë urgjente të kërkohet përgjegjësi edhe nga hetuesit, prokurorët dhe gjykatësit. Kurti nga QKUK-ja bëri të ditur...
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar rëndësinë e kujdesit të vazhdueshëm për shëndetin e grave, duke rikujtuar se përfundimi i Muajit Rozë nuk shënon edhe fundin e angazhimit për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Përmes një postimi në Facebook, Rama ka vlerësuar nismën “Prishtina Rozë”, e cila, sipas tij, ka...
Policia e Kosovës ka sekuestruar një sasi armësh, municioni dhe mjetesh të tjera gjatë kontrollit të shtëpisë së një të dyshuari në fshatin Vitomiricë të Pejës, në kuadër të hetimeve për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt. Sipas raportit shtesë të Policisë, rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë”, ndërsa më 25 tetor 2026, në...
Të dhënat nga tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 2,6 % në muajin shtator 2026, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2025, gjegjësisht në vlerë prej 534,0 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 520,5 milionë euro në vitin 2025. Eksporti mbulon importin me 17,0 %. Kosova...
Arlinda Zekaj, gruaja që u vra më 25 tetor 2026 në Vitomiricë të Pejës, katër ditë para vrasjes kishte telefonuar Policinë për t’u ankuar lidhur me moszbatimin e vendimit të Gjykatës për kujdestarinë e fëmijës së saj. Sipas informacioneve të siguruara nga KALLXO, më 22 tetor, rreth orës 16:00, Zekaj kishte kontaktuar Policinë, por fillimisht...
Një fotografi e korrikut 2023, ku emri i tij shfaqet në strukturën e një grupi të organizuar. Dhjetëra telefonata me persona të akuzuar për sulmin në Banjskë. Biseda për granata, jelekë antiplumb dhe automjete. Udhëtime të përbashkëta drejt Serbisë, mesazhe vetëm një ditë para vrasjes së Afrim Bunjakut dhe komunikime të mëvonshme për sigurimin e...
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka deklaruar se të gjithë personat që mund të kenë bërë lëshime në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt do të japin llogari, nëse konstatohen shkelje. Duke folur në RTV Dukagjini, Gashi ka bërë të ditur se është autorizuar një koordinator brenda zyrës së tij për të shqyrtuar të gjitha...
Kjo website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj të përdorimit, për të analizuar trafikun dhe për të ofruar përmbajtje nga rrjete sociale. Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Cookies Policy dhe Privacy Policy.
Manage your cookie preferences below:
Essential cookies enable basic functions and are necessary for the proper function of the website.