Kur do të miratohet ligji për industrinë e mbrojtjes? Kjo është përgjigjja e ministrit Maqedonci
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, ka kërkuar që strategjia shtetërore për ish-krerët e UÇK-së të përfshijë edhe aktivitete paralele, të cilat nuk ndërhyjnë drejtpërdrejt në procesin e apelit ndaj tyre, por synojnë të informojnë partnerët ndërkombëtarë për kontekstin e luftës së UÇK-së.
Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Hoxha tha se strategjia duhet të shtrihet përtej aspektit të drejtpërdrejtë juridik, duke përfshirë angazhime që ndihmojnë në prezantimin e kontekstit historik të luftës për liri.
Ajo vuri në pah rëndësinë e angazhimit me partnerët ndërkombëtarë, me synimin që ata të njihen më mirë me rrethanat historike të luftës në Kosovë.
“Në kuadër të strategjisë shtetërore për Dhomat e Specializuara, të zgjerohet domeni i saj me aktivitete paralele që nuk e prekin apelin direkt, por krijojnë një kontekst të ri për partnerët tanë ndërkombëtarë, që të kuptojnë në thelb kontekstin e luftës për liri dhe të vërtetën tonë historike”, tha ai.
Deklarata e Hoxhës vjen në kohën kur institucionet e Kosovës kanë nisur punën për hartimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurat e apelit për ish-krerët e UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë. /KosovaPress/