​Kur do të miratohet ligji për industrinë e mbrojtjes? Kjo është përgjigjja e ministrit Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se projektligji për industrinë e mbrojtjes synohet të miratohet në janar të vitit 2027, pasi paraprakisht të përfundojnë procedurat përkatëse institucionale.

Sipas tij, koncept-dokumenti për industrinë e mbrojtjes pritet t’i dërgohet Qeverisë për miratim javën e ardhshme, ndërsa gjatë këtij viti synohet të procedohet edhe në Kuvend, me qëllim që të krijohen kushtet për miratimin e ligjit në fillim të vitit të ardhshëm.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetit të Aleancës, Burim Ramadani, në Kuvend, lidhur me afatet dhe vonesat në hartimin e kornizës ligjore, Maqedonci shpjegoi se fillimisht ishte e nevojshme të hartohej koncept-dokumenti.

“Draft-konceptdokumenti për industrinë e mbrojtjes është duke u shqyrtuar në përputhje me procedurat dhe afatet e përcaktuara për hartimin e dokumenteve strategjike. Për sa i takon ligjit, normalisht, fillimisht është dashur të hartojmë koncept-dokumentin për industrinë e mbrojtjes. Grupi punues ka hartuar draftin e parë dhe e ka përfunduar më 27 gusht 2026. Pas konsultimit publik, janë përfshirë komentet e nevojshme dhe dokumenti final është përfunduar këtë javë. Nga java e ardhshme, ne do ta përcjellim në Qeveri për miratim dhe më pas do ta sjellim në Kuvend brenda këtij viti, në mënyrë që t’i hapet rruga që qysh në fillim të vitit të ardhshëm, në janar, të miratohet ligji për industrinë e mbrojtjes”, tha ai. /KosovaPress/

Read Previous

​Deputetja e PDK-së kërkon zgjerimin e strategjisë shtetërore për ish-krerët e UÇK-së

Read Next

Shiroka Pula priti në takim Prattipatin