Shiroka Pula priti në takim Prattipatin

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Anu Prattipati, e cila e uroi për marrjen e detyrës.

Presidenca njofton se presidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për urimin dhe riafirmoi përkushtimin e saj për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë kontekst, presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe të vazhdimit të koordinimit të ngushtë për çështjet me interes të përbashkët, në funksion të ruajtjes së paqes dhe sigurisë rajonale, si dhe të zhvillimit dhe avancimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës. /RTKLive

Read Previous

​Kur do të miratohet ligji për industrinë e mbrojtjes? Kjo është përgjigjja e ministrit Maqedonci

Read Next

Putin: Musk është gjeni, jemi në kontakt me të