Filharmonia e Kosovës sjell në Prishtinë kitaristin e nominuar katër herë për Grammy, Mak Grgić

Filharmonia e Kosovës do të mbajë koncertin e radhës të dielën, më 1 nëntor 2026, në orën 19:30, në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të interpretojë nën drejtimin e dirigjentit italian Marco Crispo, ndërsa solist i mbrëmjes do të jetë kitaristi slloven Mak Grgić, i cili është nominuar katër herë për çmimin prestigjioz Grammy.

Koncerti organizohet në bashkëpunim me festivalin ReMusica, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ambasadës Italiane në Prishtinë.

Ngjarja sjell në skenën e kryeqytetit një mbrëmje muzikore me Orkestrën e Filharmonisë së Kosovës dhe një solist të njohur në skenën ndërkombëtare të kitarës./KultPlus.com

Read Previous

Biblioteka Kombëtare e Kosovës pasurohet me libra në gjuhën italiane nga Bibliotekat Publike të Torinos

Read Next

Ministria e Sportit nis rrëfimet frymëzuese me futbollisten Sara Bulliqi