Bayerni jep përditësime për gjendjen e Vincent Kompany

Trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany, është duke u përmirësuar pas rrëzimit gjatë stërvitjes javën e kaluar, por ende nuk ka një datë të caktuar për rikthimin e tij në punë.

Këtë e ka bërë të ditur ndihmëstrajneri i Bayernit, Aaron Danks, sot, gjatë konferencës për media para ndeshjes së Kupës së Gjermanisë kundër Magdeburgut.

Kompany ishte dërguar me urgjencë në spital të premten, pasi ishte rrëzuar gjatë një seance stërvitore me ekipin rezervë. Trajneri belg, 40-vjeçar, kishte pasur probleme me një virus ditët e fundit dhe kishte munguar në disa seanca stërvitore para incidentit.

“E vizitova shkurtimisht dje. Ai është në gjendje të mirë shpirtërore dhe duket se po përmirësohet çdo ditë. Nuk ka ndonjë përditësim të rëndësishëm sa i përket diagnozës apo rikthimit në punë. Duhet ta lëmë të pushojë dhe të marrë kohën e nevojshme”, deklaroi Danks.

Bayerni e pret Magdeburgun të mërkurën në kuadër të raundit të dytë të Kupës së Gjermanisë, ndërsa të shtunën përballet me rivalin Borussia Dortmund në Bundesligë. Javën e ardhshme, bavarezët udhëtojnë drejt Madridit për t’u përballur me Atletico Madridin në Ligën e Kampionëve. /KosovaPress/

Read Previous

12 futbollistë të mëdhenj që nuk përfunduan kurrë në top treshe të Topit të Artë

Read Next

​Rritja ekonomike, çfarë paralajmëron Banka Botërore për Kosovën?