IPK jep detaje të reja pas suspendimit të 11 zyrtarëve policorë lidhur me rastin e Arlinda Zekajt
Për të dytën ditë radhazi, qytetarët kanë protestuar kundër vrasjes së grave dhe neglizhencës institucionale, pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë.
Gjatë protestës, pjesëmarrësit përcollën mesazhe kundër dhunës ndaj grave dhe kërkuan përgjegjësi nga institucionet për rastet e tilla.
“Gjumi s’ka me ju marrë, flaka ka me ju dalë” dhe “Heshtja mbron dhunuesin, jo viktimën” ishin disa nga thirrjet e protestuesve, të cilët kërkuan masa konkrete për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe mbrojtjen e viktimave.
Protestuesit paralajmëruan se tubimet do të vazhdojnë derisa kërkesat e tyre të adresohen nga institucionet. /tvsyrivision/