Rikthehet në operim njësia A3 e termocentralit Kosova A

Foto: Fatos Bytyçi / Radio Evropa e Lirë

Njësia A3 e termocentralit Kosova A është rikthyer në operim në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas përfundimit të ndërhyrjeve teknike.

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se janë sanuar problemet e evidentuara dhe njësia është sinkronizuar me rrjetin elektroenergjetik.

Sipas korporatës, aktualisht A3 është në operim të rregullt dhe po funksionon në mënyrë të qëndrueshme.

“Rikthimi i njësisë në operim është rezultat i angazhimit intensiv, profesionalizmit dhe përkushtimit të ekipeve teknike, të cilat vepruan me efikasitet për eliminimin e problemeve dhe rikthimin e njësisë në funksion”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Korporata nuk ka dhënë hollësi për natyrën e problemeve teknike që kishin shkaktuar ndërprerjen e operimit. /KosovaPress/

Read Previous

BE-ja ka paguar 10 miliardë euro më shumë në muaj për importin e naftës krahasuar me vitin 2025

Read Next

​Zbulohet shkaku i kolapsit të Vincent Kompany