Bayern Munich pritet të thyejë rregullin strikt të kontratës pasi Kane e fitoi Topin e Artë
Besimi i Juventusit te trajneri Luciano Spalletti po lëkundet pas humbjes 0-2 nga Genoa, ndërsa brenda drejtuesve të klubit kanë rifilluar diskutimet për të ardhmen e tij. Sipas raportimeve të mediumit italian SportMediaset, Antonio Conte po përmendet sërish si një alternativë për stolin e bardhezinjve.
Edhe pse Juventusi ende duket i prirur për ta mbajtur Spallettin në detyrë, paraqitja e dobët ndaj Genoas ka shtuar shqetësimet në klub. Kjo ishte humbja e tretë e Juventusit në nëntë ndeshje të kampionatit, por ajo që ka shqetësuar më shumë drejtuesit është mënyra se si skuadra u paraqit në fushë.
Sipas SportMediaset, orari i ngjeshur i ndeshjeve deri në pushimin e mesit të nëntorit mund t’i japë Spallettit kohë për ta përmirësuar situatën. Megjithatë, rezultatet dhe paraqitjet e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e tij.
Një tjetër faktor që mund të ndikojë në vendimin e drejtuesve është merkatoja e janarit, kur Juventusi mund të tentojë të përforcojë një skuadër që, sipas vlerësimeve të raportimit, po shfaq probleme jo vetëm në lojë, por edhe në mentalitet dhe karakter.
Ndërkohë, emri i Antonio Contes po rikthehet në diskutimet për stolin e Juventusit. Trajneri aktualisht është një nga emrat që përmenden si alternativë, ndërsa rikthimi i tij do të ishte një zgjedhje e mirëpritur nga një pjesë e tifozëve bardhezinj.
Përveç Contes, në listën e alternativave të përmendura nga SportMediaset janë edhe Stefano Pioli, Didier Deschamps dhe Paulo Sousa, megjithëse bëhet fjalë për profile të ndryshme trajnerësh.
Për momentin, nuk ka konfirmim për një vendim për shkarkimin e Spallettit, por humbja ndaj Genoas ka bërë që e ardhmja e tij të mos konsiderohet më e sigurt. /KosovaPress/