Shtetasit të Shqipërisë i konfiskohet një armë gjuetie dhe 52 fishekë në Gjakovë
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, i ka kërkuar Qeverisë që të ndërmarrë masa urgjente për përballimin e inflacionit, duke propozuar uljen ose heqjen e përkohshme të akcizës apo TVSH-së për derivatet e naftës dhe benzinës.
Sipas Rafunës, masat duhet të fokusohen veçanërisht te bujqësia dhe transporti, sektorë që, sipas tij, ndikojnë drejtpërdrejt në çmime.
Ai ka shprehur shqetësim për rritjen e inflacionit nga 5.3% në fillim të vitit në 7.2%, duke paralajmëruar se situata mund të vështirësohet edhe më tej gjatë muajve të dimrit.
Rafuna ka kërkuar nga Qeveria përgatitjen e një pakete masash kundër inflacionit, ndërsa ka kritikuar edhe vonesat institucionale, të cilat sipas tij po ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe investimet. /tvsyrivision/