Rritet paga minimale në Mal të Zi, shkon deri në 1400 euro

Qeveria e Malit të Zi ka miratuar programin e ri ekonomik “EURO MODEL”, përmes të cilit nga janari pritet të rriten pagat në sektorin publik dhe atë privat.

Paga minimale neto do të jetë 1000 euro për të punësuarit në vendet e punës që kërkojnë arsimim fillor ose më të ulët, 1,250 euro për ata me arsimim të mesëm dhe 1,400 euro për të punësuarit me arsimim të lartë.

Programi përfshin më shumë se 250 mijë të punësuar në Mal të Zi.

Rritje shtesë të pagave mund të ketë nëse partnerët socialë e pranojnë propozimin e Qeverisë që rritja e vlerës së koeficientit të llogaritjes të zbatohet njësoj në sektorin publik dhe atë privat.

Ndërkohë, nga viti 2027 pensionet do të harmonizohen katër herë në vit. Pensioni mesatar në prill pritet të kalojë 600 euro, ndërsa pensioni minimal do të jetë mbi 500 euro.

Përveç kësaj, çdo pensionist në dhjetor do të përfitojë edhe 100 euro shtesë për shpenzimet gjatë dimrit.

Modeli i ri ekonomik u miratua në mbledhjen e Qeverisë dhe pritet t’i dërgohet për shqyrtim Kuvendit të Malit të Zi. /Telegrafi/

Read Previous

Arbër Hoxha bën lëvizjen e papritur, kalon te Al Wahda në Emiratet e Bashkuara Arabe?

Read Next

Në nderim të Flora Brovinës, bashkëveprimtarët kujtojnë jetën dhe veprën e saj