Mbështetja e sektorit të bujqësisë dhe krijimi i kushteve më të mira për fermerët po vazhdon përmes subvencionimit dhe pajisjes me mekanizma pune.
Sot në Gjakovë zyrtarisht u bë shpërndarja e mekanizmave bujqësorë për bletarët që kanë përfituar nga thirrja publike.
Drejtori i Bujqësisë, Gani Hajdari, ka vlerësuar se këto pajisje do të lehtësojnë ndjeshëm punën e bletarëve, do të rrisin efikasitetin dhe do të ndikojnë në zhvillimin e mëtejmë të kësaj veprimtarie.
👇 Më poshtë gjeni kronikën e detajuar: