Njësitet policore në një shtëpi të pabanuar gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar armë dhe mjete ushtarake.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:30 në fshatin Dren të Leposaviqit.
Tutje thuhet se lidhuar me rasti është informuar prokurori.
“Njësitet policore, pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në një shtëpi të pa banuar gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar 1-AK 47, 2-karikatorë të zbrazët të AK-47, 119-fishekë cal-7.62×39 mm, pantallona ushtarake, 1-kapelë dhe një termos ushtarak. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/