“Gjakova bëhet sërish arenë e vrapuesve: gjithçka gati për edicionin e katërt të Gjakova Trail”
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.
Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 22 aksidente me të lënduar dhe 29 të tjera me dëme materiale.
Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2277 gjoba trafiku.
Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 18 persona, ndërsa 13 i ka dërguar në mbajtje dhe një në vuajtje denimi. /RTKlive