​Kurti: Kemi nisur komunikimet për presidentin, kjo fundjavë është vendimtare

Kjo fundjavë është vendimtare për ta zgjedhur presidentin, tha kryeministri, Albin Kurti.

Ai tha se ka nisur komunikimet me liderët e partive të opozitës për të parin e vendit.

“Kemi filluar komunikimet. Natyrisht, se kjo fundjavë është vendimtare për të pasur një marrëveshje, në mënyrë që javën e ardhshme të kemi një president apo presidente të re”, tha ai.

Këto komente Kurti i bëri të premten në konferencën ndërkombëtare për fuqizimin e grave.

Kosova duhet ta zgjedhë presidentin deri më 6 tetor, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje të reja më së largu më 15 nëntor. /KosovaPress/

Read Previous

Thierry Henry flet për Cristiano Ronaldon pas zhvillimeve te Portugalia

Read Next

Protesta “Jo në emrin tim” mbahet sonte në orën 19:00