Shtatë persona janë shoqëruar në stacionin policor në Mitrovicën e Veriut, pasi dyshohet se nuk kanë respektuar vendimin e gjykatës dhe kanë vazhduar punimet në një objekt.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 23 tetor 2026, në rrugën “Zoran Dindic”.
“Janë shoqëruar në stacionin policor menaxheri dhe gjashtë punëtorë, të gjithë meshkuj kosovarë, pasi që nuk kanë respektuar vendimin e gjykatës dhe kanë vazhduar me punime në një objekt”, thuhet në raportin e Policisë.
Pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është cilësuar si “Mospërfillja e gjykatës”. /RTKlive