Policia me intervenime në Gjakovë e Malishevë, arrestime dhe armë të konfiskuara

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka raportuar për disa raste të incidenteve kriminale gjatë 24 orëve të fundit.

Në Gjakovë është raportuar një rast i dhunës në familje, ku një person i dyshuar, mashkull kosovar, dyshohet se ka sulmuar fizikisht dhe më pas ka kanosur një grua.

Në fshatin Ngucat, gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe 12 fishekë.

Në fshatin Senik, gjatë kontrollit në shtëpinë e një personi të dyshuar, janë gjetur dhe konfiskuar dy pushkë gjuetie, një pushkë ajrore, një pistoletë dhe një thikë me këllëf.

Raporti i plotë i DRP-Gjakovë:

INCIDENTET KRIMINALE

DHUNË NË FAMILJE

• Gjakovë / 12.09.2026 – 18:20. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte sulmuar fizikisht dhe më pas e kishte kanosur viktimën femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

• Fsh. Ngucat, Malishevë / 17.09.2026 – 10:55. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi njësitë policore gjatë kontrollit në shtëpinë e tij kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 12-fishekë. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

• Fsh. Senik, Malishevë / 17.09.2026 – 09:10. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi njësitë policore gjatë kontrollit në shtëpinë e tij kanë gjetur dhe konfiskuar dy pushkë gjuetie, një pushkë ajrore, një pistoletë dhe një thikë me këllëf. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /tvsyrivision/

Read Previous

Koci: Ky është çasti i fundit që partitë politike dhe shoqëria kosovare të bashkohet

Read Next

Policia u bën thirrje protestuesve që të mos mbajnë maska