Në Galerinë Kombëtare të Kosovës hapet ekspozita “Imazhe Migruese”
Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë në Stacionin Policor-Jugu në Prishtinë.
Sipas raportrit të Policisë, i dyshuari kishte shkuar në stacion për të raportuar një mosmarrëveshje me qiradhënësin, por gjatë qëndrimit aty kishte shfaqur shenja nervozizmi dhe kishte sulmuar dy policët.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar për trajtim në Forenzikën e Psikiatrisë në QKUK, ndërsa intervistimi i tij pritet të bëhet në vijim.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar. /RTKlive