Në Galerinë Kombëtare të Kosovës hapet ekspozita “Imazhe Migruese”

Në Galerinë Kombëtare të Kosovës QAFA është hapur ekspozita personale e artistes Bora Baboçi, “Imazhe Migruese”, e kuruar nga Erëmirë Krasniqi.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, ekspozita trajton lëvizjen e imazheve ndërmjet materialeve, kohëve dhe konteksteve të ndryshme, duke shqyrtuar mënyrën se si ato ndryshojnë formë dhe kuptim gjatë këtij procesi.

Përmes veprave të saj, artistja vë në pah rrugëtimin e motiveve ikonografike dhe të kompozimeve vizuale ndërmjet konteksteve të ndryshme kulturore, si dhe mënyrën se si ky proces ndikon në perceptimin e imazheve.

Ekspozita “Imazhe Migruese” do të jetë e hapur për vizitorët në Galerinë Kombëtare të Kosovës QAFA deri më 11 dhjetor 2026. /RTKlive

Read Previous

Sulmoi fizikisht dy policë, i dyshuari dërgohet në Forenzikën e Psikiatrisë

Read Next

​Rritet vdekshmëria në aksidentet rrugore, shoferët shkaktarë në shumicën e rasteve në Shqipëri