Armëpushim i përkohshëm ruso-ukrainas për dërgimin e ndihmave humanitare në Oleshky
Në Shqipëri gjatë periudhës janar-shtator 2026, numri i aksidenteve rrugore është rritur me 6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT në muajin shtator 2026 janë regjistruar 107 aksidente rrugore, në të cilat 130 persona kanë mbetur të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur).
Gjatë muajit shtator 2026, 90,7 % e aksidenteve rrugore kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve. Grup-mosha 0-24 vjeç paraqet numrin më të lartë të aksidenteve, duke përbërë 27,1 % të numrit total të aksidenteve të regjistruara në këtë periudhë.
Numri më i lartë i aksidenteve rrugore, sipas ditëve të javës, është shënuar ditën e premte me 16,8 %, ndërsa numri më i ulët është regjistruar ditën e shtunë me 11,2 %.
Numri më i lartë i aksidenteve rrugore është regjistruar përgjatë harkut kohor 19:00-24:00, duke përbërë 26,2 % të numrit total të aksidenteve rrugore.
Sipas të dhënave të INSTAT Tirana dhe Durrësi janë qarqet me numrin më të lartë të aksidenteve rrugore gjatë periudhës janar-shtator 2026. /ATSH/
