Gjendet pa shenja jete një person në Gjakovë, nis hetimi për rastin

Një person është gjetur pa shenja jete në Gjakovë, ndërsa rasti është duke u hetuar nga autoritetet si “Hetim i vdekjes”.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, viktima është mashkull kosovar. Njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.

Raporti i plotë i policisë:

Drejtoria Rajonale Gjakovë

INCIDENTET KRIMINALE

HETIM I VDEKJES

Gjakovë 05.10.2026-12:15. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.

Read Previous

Tetori vjen me super oferta në AZTECH!

Read Next

​Protestë popullore në Prishtinë, Haziri: Ligji për UÇK-në duhet të kalojë sot