Kapën në Jarinje dy shtetas të huaj, dyshohet se hynë ilegalisht në Kosovë
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.
Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 19 aksidente me të lënduar dhe 27 të tjera me dëme materiale.
Policia brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2389 gjoba trafiku.
Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 23 persona dhe 15 i ka dërguar në mbajtje. /RTKlive