Dyshohet se hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohet një person

Policia e Kosovës ka ndaluar një person në fshatin Bare të Leposaviqit, i cili dyshohet se kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 16 tetor, rreth orës 16:00, kur njësia policore ndaloi një veturë me targa të Serbisë, të cilën e drejtonte i dyshuari, mashkull kosovar.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit, është liruar në procedurë të rregullt. /RTKlive

Read Previous

Asllani shënoi në Evropë, por Hoffenheimi zhgënjeu sërish, sulmuesi kosovar tregon ku po gabojnë

Read Next

Evropa përballet me thirrje për të ngadalësuar investimet në IA