Sot protestohet në Mynih, Aachen, Lozanë e Malmö kundër vendimit të Speciales
Një shtetas kosovar është ekstraduar nga Gjermania në Kosovë, njofton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, bëhet fjalë për shtetasin me inicialet B.H., i cili ishte arrestuar nga autoritetet gjermane pasi kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.
Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:
Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
Prishtinë, më 3 tetor 2026
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, më 02.10.2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar B.H., nga Gjermania për në Kosovë.
I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet gjermane pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “Dhunë në familje”. Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Gjermanisë.
I dyshuari pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Gjakovës për vazhdim me procedurat tjera ligjore.