Vdes Flora Brovina

Ish-deputetja Flora Brovina është ndarë nga jeta sot.

Klankosova.tv mëson se Brovina vdiq në moshën 76-vjeçare.

Flora Brovina u lind në vitin 1949, në Skenderaj.

Ajo ishte poete, pediatre dhe aktiviste e të drejtave të grave.

Brovina është rritur në Prishtinë, ku vijoi edukimin fillor dhe më pas studioi mjeksinë.

Pas përfundimit të specializimit në Zagreb, ajo u kthye në Kosovë dhe për një kohë ka punuar si gazetare për “Rilindjen”.

Shumë shpejt pas kësaj përvoje, ajo u kthye në profesionin e saj, ku punoi për shumë vite në repartin e pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës.

Flora Brovina ka shërbyer si deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës për gjashtë mandate ndërmjet viteve 2001 dhe 2019. /Klankosova.tv

Read Previous

Self: Shpresoj të mos ketë paragjykime politike në verdiktin e Hagës

Read Next

SHBA konfirmon për herë të parë vendosjen e një arme në hapësirë