Policia raporton dy raste në rajonin e Gjakovës, kanosje në Junik dhe armëmbajtje pa leje
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka raportuar për dy incidente kriminale të evidentuara më 15 dhe 21 shtator.
Në Bjeshkët e Junikut, më 15 shtator, është arrestuar një shtetas kosovar, i dyshuar se kishte kanosur disa persona.
Ndërkohë, më 21 shtator në Gjakovë është kontrolluar shtëpia e një të dyshuari kosovar në lidhje me një rast të armëmbajtjes pa leje.
Raporti i plotë i DRP-Gjakovë:
INCIDENTET KRIMINALE
KANOSJE
• Bjeshkët e Junikut / 15.09.2026 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte kanosur disa persona. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
ARMËMBAJTJE PA LEJE
• Gjakovë / 21.09.2026 – 12:30. Lidhur me rastin është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /tvsyrivision/