Policia raporton për kanosje, armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje në rajonin e Gjakovës
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka raportuar për tri raste në rajonin e Gjakovës, që përfshijnë kanosje, armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje.
Sipas raportit 24-orësh, në Malishevë një person është arrestuar pasi dyshohet se ka kanosur verbalisht një person tjetër, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur 12 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Një rast i armëmbajtjes pa leje është regjistruar edhe në fshatin Dobrosh të Gjakovës, ku policia ka konfiskuar një pushkë gjuetie dhe 10 fishekë. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, me vendim të prokurorit.
Ndërkaq, në Gjakovë është arrestuar një person nën dyshimin për dhunë në familje ndaj dy viktimave, një gruaje dhe një burri. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë 24-orësh i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë:
INCIDENTET KRIMINALE
KANOSJE & ARMËMBAJTJE PA LEJE – Malishevë / 02.11.2026 – NN. Raportohet se viktima mashkull kosovar është kanosur verbalisht nga i dyshuari kosovar. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar 12 fishekë kalibrash të ndryshëm. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Po ashtu edhe viktima e rastit është arrestuar lidhur me një rast tjetër dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
MBAJTJE NË PRONËSI, KONTROLL OSE POSEDIM TË PAAUTORIZUAR TË ARMËVE – Fsh. Dobrosh, Gjakovë / 02.11.2026 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pas që tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pushkë gjuetie me 10 fishekë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE – Gjakovë / 02.11.2026 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj dy viktimave një femre dhe një mashkulli kosovar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /tvsyrivision/