Katër migrantë gjenden në një automjet në Vërmicë

Departamenti i Policisë Kufitare ka raportuar për dy incidente të ndara të evidentuara më 21 shtator 2026, një rast në Vërmicë dhe një tjetër në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Në Vërmicë, rreth orës 04:00, është ndaluar një automjet me targa vendore, i drejtuar nga një shtetas kosovar. Gjatë kontrollit, në automjet janë gjetur katër migrantë, shtetas të huaj.

Ndërsa në ANP “Adem Jashari”, rreth orës 19:35, është shoqëruar një shtetas i huaj, i cili, sipas policisë, në gjendje të dehur kishte tentuar ta godiste një shtetas kosovar.

Raporti i plotë i Policisë Kufitare:

DEPARTAMENTI I POLICISË KUFITARE INCIDENTET KRIMINALE

KONTRABANDIM ME MIGRANT

• Vërmicë/ 21.09.2026 – 04:00. Është ndaluar automjeti me targa vendore i drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar, ku në automjet janë gjetur katër migrantë shtetas të huaj. Lidhur me rastin i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar, ndërsa migrantët janë trajtuar dhe dërguar në qendrën strehimore përkatëse.

SULM

• ANP Adem Jashari / 21.09.2026 – 19:35. Është shoqëruar i dyshuari mashkull shtetas i huaj, pasi që në gjendje të dehur kishte tentuar të godas viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /tvsyrivision/

Read Previous

Policia e Kosovës: 34 aksidente dhe 1937 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë