2143 tiketa të shqiptuara dhe 13 të arrestuar në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme të rasteve të evidentuara gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas raportit, janë regjistruar 35 aksidente trafiku me të lënduar, ndërsa 36 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në këtë periudhë nuk është raportuar asnjë aksident me fatalitet.

Në kuadër të aktiviteteve policore, janë shqiptuar gjithsej 2 mijë e 143 tiketa trafiku, ndërsa 13 persona janë arrestuar.

Po ashtu, 8 persona janë ndaluar, ndërsa 2 persona janë dërguar në vuajtje të dënimit. Sipas statistikave, nuk është regjistruar asnjë person në ndalim policor.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Koci: Nëse zbatohen të njëjtat kritere si në rastin Haradinaj, pres që Thaçi dhe të tjerët të lirohen

Read Next

Mërgata niset drejt Hagës, pritet vendimi historik