Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në Gjakovë dhe Rahovec gjatë 24 orëve të fundit.
Në njërin rast, i dyshuari gjendet në kërkim policor, ndërsa në rastin tjetër është arrestuar dhe dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Raporti i plotë i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë:
INCIDENTET KRIMINALE
DHUNË NË FAMILJE
- Gjakovë / 11.10.2026 – 12:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte sulmuar atë duke e goditur me grushte. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë. I dyshuari gjendet në kërkim policor.
- Rahovec / 11.10.2026 – 10:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /tvsyrivision/