Policia e Kosovës: 57 aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba për 24 orë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 23 aksidente me të lënduar dhe 34 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2241 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 20 persona, ndërsa 4 i ka dërguar në mbajtje dhe një në vuajtje denimi. /RTKlive

Read Previous

Kreshnik Kaçiu emërohet kryetar i Gjykatës Administrative

Read Next

Avokati i Popullit kërkon që KGJK-ja ta rishqyrtojë rritjen e taksave gjyqësore