Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” në rrezik? Përplasje mes Ramës dhe Gashanit
Policia ka arrestuar një person të dyshuar për grabitje në Gjakovë, i cili është dërguar në mbajtje, ndërsa një person tjetër është arrestuar pasi ka kanosur një zyrtar policor pas shqiptimit të një tikete për kundërvajtje. Në Malishevë, një person është arrestuar pasi iu gjet armë zjarri me tetë fishekë, por është liruar në procedurë të rregullt.
Drejtoria Rajonale Gjakovë
INCIDENTET KRIMINALE
KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Rr. Nëna Terezë, Gjakovë 15.10.2026 – 13:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas pranimit të një tikete për kundërvajtje, ka kanosur zyrtarin policor. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Fsh.Terpezë, Malishevë 15.10.2026 – 01:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-roje në një firmë private, pasi që i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe 8 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Raport shtesë :
GRABITJE
Rr. Anton Çeta, Gjakovë 10.10.2026 – 15:10. Lidhur me rastin me 15.10.2026 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kruar veprën penal të lartcekur. Gjatë kontrollit, në shtëpinë tij, i janë gjetur dhe konfiskuar një shumë e parash që dyshohet të jenë para të grabitjes. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.