Dy arrestime brenda një dite në Gjakovë, policia jep detaje për rastet

Dy persona janë arrestuar në Gjakovë më 19 tetor, në dy raste të ndara që lidhen me dhunën në familje dhe mosrespektimin e urdhrit mbrojtës të gjykatës. Të dyshuarit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Sipas raportit 24-orësh të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, në rastin e parë, një burrë dyshohet se kishte ushtruar vazhdimisht dhunë fizike dhe psikike ndaj një gruaje.

Në rastin e dytë, një burrë është arrestuar pasi dyshohet se nuk e kishte respektuar urdhrin mbrojtës të shqiptuar nga gjykata, i cili ia ndalonte afrimin ndaj bashkëshortes së tij brenda perimetrit të caktuar.

Raporti i plotë i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë:

INCIDENTET KRIMINALE

  • DHUNË NË FAMILJE | Gjakovë 19.10.2026-09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
  • MOSPËRFILLJE E URDHRIT TË GJYKATËS | Gjakovë 19.10.2026-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti nuk kishte respektuar urdhrin mbrojtës të shqiptuar nga gjykata që të mos i afrohej në perimetrin e caktuar viktimës (bashkëshortes së ti). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /tvsyrivision/

Read Previous

Çfarë studiojnë të rinjtë në Kosovë?

Read Next

Gruda, Trendafilovës: Specialja nuk mund të zgjedhë cilin ligj do ta zbatojë