Apple pret shitje rekord për iPhone 18, zbulohen detajet e para
Oleksandr Usyk mund të hyjë drejtpërdrejt në një ndeshje për titull botëror me rikthimin e tij në boks. Boksieri ukrainas, i pamposhtur, ishte kampion i padiskutueshëm në peshën e rëndë, por i dorëzoi të gjithë brezat e tij dhe nuk pritet të boksojë sërish deri vitin e ardhshëm.
Megjithatë, nëse ai planifikon një “vallëzim të fundit” (duel të fundit), promotori Frank Warren mund t’i ofrojë një kundërshtar të nivelit të lartë.
Warren është promotor i kampionit të WBC, Agit Kabayel dhe i mbajtësit të titullit WBO në peshën e rëndë, Daniel Dubois. Ai gjithashtu përfaqëson Tyson Fury, i cili mund të fitojë brezin “super” të WBA nëse arrin ta mposhtë Anthony Joshua në dhjetor.
“Do ta pranoja një ndeshje kundër Kabayelm nuk do të kisha asgjë kundër. Cilindo prej tyre. Ka mundësi për ndeshje të shkëlqyera dhe ne do t’i realizojmë ato nëse Usyk dëshiron“, tha promotori i njohur.
“Ai mund të bëjë çfarë të dojë, por nëse dëshiron të ndeshet me ndonjërin prej këtyre djemve, atëherë le të vijë të flasë me ne. Nuk është e vështirë për t’u realizuar. Kemi bashkëpunuar disa herë më parë, kemi pasur marrëdhënie shumë të mira dhe kemi arritur rezultate“, shtoi Warren.
Më tej, ai tha: “Ai dëshiron të jetë në majë, ndaj do të kërkojë të ndeshet me më të mirët; le të shohim se kush do të jetë.” /Telesport.al/