Grenell dyshohet se premtoi qasje te Trump në këmbim të parave
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, i është kundërpërgjigjur kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, duke theksuar se Gjykata Speciale nuk mund të zgjedhë se cilin ligj do ta zbatojë, por është e obliguar të veprojë në përputhje me ligjet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës. Reagimi i tij vjen pas deklaratës së Trendafilovës për pavarësinë e gjykatës dhe mbrojtjen e sundimit të ligjit.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, i është kundërpërgjigjur kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, duke theksuar se Gjykata Speciale nuk mund të zgjedhë se cilin ligj do ta zbatojë.
Përmes një postimi në Facebook, Gruda ka deklaruar se, ndonëse askush nuk mund t’ia diktojë gjykatës mënyrën e interpretimit të ligjit, ajo është e obliguar të zbatojë ligjet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës.
“E vërtetë që askush nuk mund t’ia diktojë gjykatës se si ta interpretojë ligjin. Por gjykata nuk mund të zgjedhë cilin ligj do ta zbatojë”, ka shkruar Gruda.
Ai ka theksuar se Kuvendi i Kosovës është institucioni përgjegjës për miratimin e ligjeve, ndërsa gjykatave u takon interpretimi dhe zbatimi i tyre.
“Ligjet i miraton Kuvendi, ndërsa gjykata i interpreton dhe i zbaton. Prandaj, sapo ligji i ri për Gjykatën Speciale të hyjë në fuqi, Gjykata duhet ta zbatojë”, ka deklaruar deputeti i PDK-së. /RTKlive