Kurti: Serbia ende nuk ia ka dorëzuar Kosovës dokumentacionin kadastral
Një vjedhje e rëndë është raportuar në rajonin e Gjakovës, ku nga një gurthyes që nuk ishte në funksion prej disa vitesh janë vjedhur kabllo elektrike.
Sipas raportit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, rasti është raportuar nga një burrë kosovar, i cili ka njoftuar policinë se nga vendpunishtja e tij janë vjedhur kabllot elektrike përmes të cilave ishin të lidhura makineritë e punës.
Raporti i plotë i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë:
INCIDENTET KRIMINALE
VJEDHJE E RËNDË | Fsh. Bellanicë, Malishevë NN. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se nga vend punishtja e tij – gurthyes i cili nuk ishte duke operuar qe disa vite, janë vjedhur kabllo elektrike përmes të cilës kanë qenë të lidhur makineritë e punës. Rasti në hetime. /tvsyrivison/