Policia zbulon arsenal armësh në Pejë, FSK-ja i tërheq për shkatërrim

Policia e Kosovës ka intervenuar pas një raportimi për posedim të paautorizuar të armëve, mjeteve shpërthyese dhe municionit në Pejë.

Sipas të dhënave të Policisë, rasti është raportuar rreth orës 16:45, ndërsa njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes dhe ka kryer kontrollin përkatës.

“Lidhur me rastin, njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes, ku gjatë kontrollit të vendit të ngjarjes janë gjetur: një armë AK47, dy mitraloza të lehtë, një pushkë përsëritëse, 5 granata dore, 7 karikatorë dhe rreth 510 fishekë”, thuhet në raportin policor.

Armët dhe municioni e gjetur në vendin e ngjarjes janë tërhequr nga njësiti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) për shkatërrim.

Në konsultim me prokurorin, autoritetet kanë iniciuar rastin penal, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar. /RTKlive

Read Previous

Raporti tronditës i CIA-s: Rusia planifikon të sulmojë me dronë tre shtete të Evropës

Read Next

BQK dhe Banka Botërore hartojnë strategji për edukimin financiar