Balla: Partia Demokratike po strehon persona të kërkuar nga policia për zjarrvënie
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka raportuar për disa raste gjatë 24 orëve të fundit, përfshirë armëmbajtjen e paautorizuar, dhunën në familje dhe realizimin e një urdhërese të gjykatës.
Sipas raportit policor, në fshatin Mleqan të Malishevës, gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari, policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë dhe shtatë fishekë.
Ndërkaq, në fshatin Skivjan të Gjakovës, është arrestuar një person, pasi hetuesit kishin pranuar një fotografi ku ai dyshohej se posedonte një armë zjarri të tipit AK-47.
Një rast i dhunës në familje është raportuar edhe në Gjakovë. Sipas policisë, një person është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij dhe ka pranuar trajtim mjekësor.
Në një rast tjetër, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, një person i kërkuar është arrestuar në bazë të urdhëresës së gjykatës dhe është dërguar për vuajtjen e dënimit.
Raporti i plotë i Drejtoria Rajonale të Policisë në Gjakovë:
INCIDENTET KRIMINALE
MBAJTJE NË PRONËSI, KONTROLL OSE POSEDIM TË PAAUTORIZUAR TË ARMËVE
- Fsh. Mleqan, Malishevë, 21.10.2026 – 08:30. Raportohet se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, është gjetur dhe konfiskuar një armë dhe 7 fishekë. Nuk raportohet për të arrestuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
- Fsh. Skivjan, Gjakovë, 01.09.2026 – NN. Më 21.10.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që njësiti i hetimeve kishte pranuar një fotografi të të dyshuarit me armë zjarri që dyshohet të jetë AK-47. Gjatë intervistimit, i dyshuari ka mohuar që posedon armën e cekur. Lidhur me rastin është bastisur shtëpia e të dyshuarit, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Me vendim të prokurorit, pas përfundimit të procedurave policore, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë, 21.10.2026 – 22:00. Është raportuar se viktima është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari nuk është hasur në shtëpi. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar.
RASTET TJERA – NGJARJET
REALIZIM I URDHËRESËS SË GJYKATËS
Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”, 21.10.2026 – 20:15. Në bazë të urdhëresës së gjykatës, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar. I njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. /tvsyrivision/