Presidentja Shiroka – Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të votojnë nesër
Një person është arrestuar në Prizren, nën dyshimin se përmes profileve të rreme në rrjetet sociale ka mashtruar qytetarë, duke u marrë para në emër të ndihmave sociale. Në disa raste, ai dyshohet se është paraqitur edhe si person zyrtar, duke premtuar ndihmë për zgjidhjen e çështjeve ligjore.**
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, veprimtaria e dyshuar kriminale është zhvilluar gjatë periudhës 2023–2025.
I dyshuari, shtetas i Kosovës, dyshohet se ka krijuar profile të rreme në rrjetet sociale, përmes të cilave ka kontaktuar persona të ndryshëm dhe ka përfituar para duke i mashtruar.
Policia njofton se në disa raste ai është prezantuar si person zyrtar, duke u premtuar qytetarëve se mund t’u ndihmonte në çështje të ndryshme ligjore.
Pas arrestimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Prezantim i rremë”. /KosovaPress/