Arrestohet një person në Prishtinë, tentoi ta transportonte një kallashnikov me autobus

Një person është arrestuar te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë pasi i njëjti dyshohet se po tentonte ta transportonte një armë të llojit AK-47 (kallashnikov) përmes autobusit.

Sipas njoftimi të Policisë së Kosovës, ë valixhe përveç armës kishte edhe 68 fishekë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti përmes një autobusi ka tentuar ta transportoj një valixhe brenda së cilës kishte një AK-47 me 68 fishekë. Lidhur me rastin arma është konfiskuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Rasti është iniciuar si “Importi, Eksporti, Furnizimi, Transportimi, Prodhimi, Këmbimi, Ndërmjetësimi ose Shitja e Paautorizuar e Armëve apo Mjeteve Plasëse”. /Koha.net/

Read Previous

Trump kërcënon BE-në lidhur me planet për ta bërë Kanadanë “anëtare të asociuar”

Read Next

Çitaku: Si shtet të reagojmë shpejt, seriozisht e institucionalisht