Policia plan masash për ndeshjen Shqipëri-Bjellorusi, rrugët që do të bllokohen
Katër persona janë arrestuar në dy raste të ndara për posedim të narkotikëve në Ferizaj dhe në pikën kufitare në Vermicë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti i parë ka ndodhur dje rreth orës 00:10, në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Ferizaj.
Policia ka arrestuar tre të dyshuar, një mashkull kosovar dhe dy shtetas të Maqedonisë së Veriut. Gjatë kontrollit të tyre dhe në vendbanimet përkatëse, janë gjetur dhe konfiskuar 96.9 gram kokainë, 0.6 gram marihuanë, 1475 euro dhe një pistoletë.
Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje pas intervistimit.
Rasti i dytë është regjistruar po më 25 shtator, rreth orës 01:30, në pikën kufitare në Vermicë.
Aty është arrestuar një shtetas i Shqipërisë, pasi gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar 13.49 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Edhe ky i dyshuar, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /KosovaPress/