LOKALE

Më shumë nga Lokale

Djegia e hamulloreve e rrezikshme, dëmton tokën dhe gjallesat

Një dukuri tashmë e zakonshme tek fermerët është djegia e hamulloreve, pas përfundimit të fushatës së korrje- shirjeve. Dëmet që shkaktohen me djegien e kashtës së mbetur, janë të rrezikshme dhe mund të shkaktojnë  përhapje të pakontrolluar të zjarrit. Sipas brigadës së zjarrfikësve në komunën e Gjakovës deri më tani janë rreth 15 raste të...

Rrugët që po lihen në gjysmë, shkaktar të aksidenteve jo vetëm për njerëz por edhe për kafshë

Ishte qershori i vitit 2019 që kur filluan punimet për demolimin e urës në rrugën Gaspër Karaqi, gjegjësisht tek rrethrrotullimi në dalje për Prizren.U bënë dy vite që kjo rrugë është asfaltuar. Që nga ajo kohë në këtë pjesë të qytetit të Gjakovës janë duke u kryer punime në infrastrukturë. Konkretisht asfaltimi dhe zgjerimi i...

Aksident në rrugën Malishevë-Arllat, një i vdekur e dy të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:14 në aksin rrugor Malishevë-Arllat, saktësisht në fshatin Terpezë. Në këtë aksident komunikacioni janë përfshirë dy vetura me përfundim me fatalitet, njofton zëdhënësi i policisë Nysret Xhurkaj. Në vendin...

Mërgimtari nga Suedia rreh nënën dhe motrën në Gjakovë

Një person, shtetas i Suedisë, ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe motrës së tij, gjithashtu shtetase të Suedisë. Për shkak të lëndimeve që kanë pësuar nga goditjet e tij, nënë e bijë janë dërguar për tretman mjekësor në spital. Ngjarja...

Një kalë ka mbetur në rrugën ‘Skënderbeu’ në Gjakovë

Nje kalë ka mbetur në rrugën e re tranzite “Skenderbeu” ne Gjakovë mbrëmjen e sotme, aferë një pusete.

Rritje e rasteve të dhunës në familje në Gjakovë

Dhuna në familje përgjatë vitit pandemic duket sikur ka shënuar rritje. Një vend të sigurtë për viktimat e dhunës në familje ofron për   rreth 20 vite “Shtëpia e Sigurtë” në Gjakovë. Drejtoresha Erblina Dinarama ka konfirmuar se momentalisht në strehimoren “Shtëpia e sigurtë” po strehohen 27 nëna bashkë me fëmijët e tyre. Dinarama poashtu ka...

Këtë vit shënohet 70 vjetori i garave tradicionale të kërcimeve nga Ura e Fshajit

Këtë  të dielë shënohet 70 vjetori i garave tradicionale të kërcimeve nga  Ura e Fshajtë përskaj brigjeve të lumit Drin. Ndonëse po bëhen 7 dekada të këtij sporti unik, për Kosovën, nuk ka përkrahje të mjaftueshme për këtë aktivitet, që shpesh ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Florid Gashi, ish kampion dhe kryetar i klubit...

Temperaturat e larta qytetarët po i kalojnë përskaj brigjeve të lumenjve

Temperaturat e larta që po mbretërojnë këto ditë në vendin tonë po ndikojnë që  qytetarët të gjejnë ambiente për t’u freskuar sidomos përskaj brigjeve të lumenjve. Përkunder investimeve që janë bërë nga komuna në lumin e Erenikut përkatësisht në zonën e fshatit Guskë, ka qytetarë të pandërgjegjshëm që po mundohen t’i japin imazh jo të...

Kontinierët e mbeturinave brenda qytetit të Gjakovës, të stërmbushur

Qytetarët thonë që situata gjatë verës rëndohet edhe më tepër sepse rritet edhe numri i qytetarëve që vijnë nga diaspora për pushime. Ata thonë që pagesat po i kryejnë me rregull dhe largimi i mbeturinave një herë në javë në sezonën e verës është i pamjaftueshëm. Ndërkohë qytetarët shpresojnë që përderisa janë pagues të rregullt,...

Arrestohet i dyshuari që theu banesën e serbes në Gjakovë

Të premten, datë 30 korrik policia e Kosovës ka arrestuar personin i cili ka thyer banesën e serbes të parë të kthyer në Gjakovë, Dragica Gashiq. Syri ka kontaktuar menjëherë organet relevante, zëdhënësi i policisë së Kosovës në Gjakovë, Nysret Xhurkaj e ka konfirmuar lajmin, i dyshuari është arrestuar duke e pranuar veprën në prani...

Gjakovë, rritje e lehtë e të hospitalizuarve me Covid-19

Sipas Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike, gjatë 24 orëshit të fundit janë testuar 3788 mostra si të dyshuara me virusin korona, ku 92 nga këto mostra kanë rezultuar pozitive. Në Spitalin e Pergjithshëm “ Isa Grezda “ në Gjakovë, momentalisht janë të hospitalizuar 9 pacientë të infektuar me virusin korona, ku 5 nga këta pacientë...

Edhe mërgimtarët po vaksinohen në qendrën e vaksinimit në Gjakovë

Procesi i vaksinimit në komunën e Gjakovës është duke u realizuar sipas planifikimeve. Në qendrën vaksinimit në shkollën “Fehmi Agani”, janë duke u vaksinuar edhe mërgimtarët, kështu konfirmon për televizionin tonë, mjekja Hana Domi, e cila shtoi se procedura është e njëjtë edhe për ata që vijnë nga vendet e jashtme. Domi thotë se ka...

Qendra e Vaksinimit në Gjakovë për tri orë mbetet pa rrymë

Për tri orë rresht Qendra e Vaksinimit në Gjakovë gjatë ditës së djeshme ka qëndruar pa energji elektrike. Afërdita Spahiu, drejtoreshë komunale e Shëndetësisë në Gjakovë e konfirmoi këtë për Syrin. Sipas saj, rrymë është ndalur nga KEDS për shkak të punimeve në rrjet ndërsa vaksinat janë larguar nga qendra për shkak të temperaturës. Spahiu...

​Mbesin pa ujë tri lagje të Gjakovës

Lagjja Demjan, Shehu dhe Gërqina e poshtme në Gjakovë kanë mbetur pa ujë të pijes. “KRU” Gjakova njofton se pa ujë mbeten përshkak të një defekti që ndodhi në trafon energjetik. “Të nderuar konsumator, ju njoftojmë se si pasojë e një defekti në trafon energjetike, janë jashtë funksionit të tyre pompat e ujit në fshatin...

Urgjenca dhe kujdestaria 24 orë ofrohen në objektin e ri të QKMF

Ka kaluar tashmë një muaj që kur është hapur objekti i ri i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë. Këtu tashmë është bartur edhe urgjenca e qytetit. E në lidhje me vizitat në repartin e urgjencës dhe oraret e punës në QKMF-në e vjetër, doktori i mjeksisë familjare Atdhe Haxhibeqriri ka thënë se pas...

Komuna e Gjakovës njofton se nesër dhe pasnesër do të bëhet dezinsektimi i qytetit

Komuna e Gjakovës ka njoftuar se nesër dhe pasnesër do të bëhet dezinsektimi i qytetit. Ky është njoftimi i plotë i Komunës: Njoftohen qytetarët e komunës së Gjakovës se nesër dhe pasnesër (e shtunë dhe e dielë) me fillim prej orës 22:00 deri në orët e mëngjesit do të bëhet dezinsektimi i qytetit.Përkujtohen në veçanti...

Konsultim publik për lumenjtë e komunës së Gjakovës

Qytetarët e Gjakovës patën mundësi që të paraqesin shqetësimet e veta në një takim, në kuadër të projektit “Uji i pastër Gjakovë dhe Kukës” i organizuar nga organizata She era. Në kuadër të këtij projektit të lartëshënuar janë realizuar edhe harta të digjitalizuara ku tregojnë saktë pjesët më të ndotura rreth lumenjve të Gjakovës Ndërsa...

Për gjashtë muaj në Gjakovë janë ngritur 134 aktakuza për krime të rënda

Nga janari deri në fund të qershorit të këtij viti, prokuroria themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuza ndaj 134 personave për krime të rënda, ndërsa 329 aktakuza janë për vepra të ndryshme penale.Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja për informim në këtë insttucion Yllka Juniku Shehu e cila thotë se veprat penale janë nga...

Hoxha: Produktet e mishit të sigurta, inspektohen çdo ditë

Ditë më parë  Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka  apeluar që qytetarët të kenë kujdes në konsumimin e produkteve të mishit  peshkut, suxhukut dhe produkteve të ngjashme të papërpunuara termikisht, në këto ditë të nxehta të verës. Mirëpo Drejtoria për Punë Inspektuese në Komunën e Gjakovës thotë se ata për cdo ditë janë në terren...

Gjakovë, 2 vjet burgim dhe 1000 euro gjobë për posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve

Gjykata Themelore në Gjakovë ka dënur të pandehurin M.B me 2 vjet burgim dhe 1000 euro gjobë për posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.

Brenda 6 muajve ngriten 71 aktakuza për dhunë në familjen në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, brenda periudhës kohore Janar-Qershor 2021, ka ngritur 71 aktakuza, kundër 71personave, për veprën penale “Dhuna në familje”. Përmes një komunikate për media të Prokurorisë Themelore në Gjakovë thuhet se kjo prokurori mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, ngritjes së efikasitetit në punë, transparencës e llogaridhënies. “Po ashtu është e angazhuar...

K.R.U “Gjakova” bën apel për mos keqpërdorim të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit K.R.U “Gjakova”, bën apel që të mos ketë keqpërdorime të ujit. Gjithashtu njofton qytetarët se ekipet e KRU “Gjakova” janë tërë kohës në teren në verifikimin e gjendjës, dhe se personat që identifikohen nga ekipa e kontrolles , duke keqpërdorur ujin e pijes do të ndëshkohen me gjobat e parapara sipas...

Ndahet nga jeta shkrimtari i shquar Mazllum Saneja

Ka nderruar jetë Mazllum Saneja, njëri prej intelektualeve dhe shrimtarëve të dalluar shqiptar që la gjurmë të pashëlyera në letërsinë shqipe, jo vetëm si krijues por edhe si përkthyes i spikatur. Këtë lajm të ndjerë për vdekjen e shkrimtarit Mazllum Saneja e ka bërë të ditur Muharrem Kurti, kryetari i klubit “Gjon Nikollë Kazazi” në...

Në Gjakovë nuk do ketë rrymë nesër

KEDS ka njoftuar se si pasojë e disa punimeve në rrjet, në disa zona do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Këto punime janë cilësuar si të domosdoshme për siguri të sistemit. Përmes një komunikate për media, KEDS ka njoftuar për lokacionet dhe kohën e ndërprerjeve. Gjakovë 1. NS 35/10 kV Xërxa do të ndërprehet:...

U mbajt mbledhja e shtatë e kuvendit komunal të Gjakovës

Është mbajtur mbledhja e shtatë me rradhë e Asamblesë së Komunës së Gjakovës,e cila nisi me një minutë heshtje në nderim të viktimave që ndërruan jetë në aksidentin tragjik në Kroaci. Në bazë të Rendit të Ditës, të propozuar nga kryesuesi Anton Shala fillimisht u shqyrtua procesverbali i mbledhjes së kaluar, dhe pastaj antëtarët parashtruan...

Gojani: Fondet e ndara nga komuna nuk plotësojnë nevojat e KF “Vëllaznimi”

Sot është votuar mbështetje financiare në vlerë prej 10 mijë euro për klubin futbollistik “Vëllaznimi”. Ky vendim u votua në mbledhjen e asamblesë komunale me 19 vota pro, 8 kundër dhe 1 apstenim. Anëtarët e opozitës Ali Tafarshiku dhe Mimoza Shala  që ishin kundër këtij vendimi u shprehen se  duan të  kërkojnë llogari nga menagjmenti...

Opozita kërkon llogari për zbatimin e rregullores së re për shisha baret

Gjatë ditës së sotme u zhvillua mbledhja e Asamblesë së Komunës së Gjakovës,e cila nisi me një minutë heshtje në nderim të viktimave që ndërruan jetë në aksidentin fatal në Kroaci. Mbledhja filloj më pikën e parë të rendit të ditës e cila ishte shqyrtimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar e cila u votua...

Raporti i datës 29 korrik 2021 i spitalit “Isa Grezda”

Spitali i përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë po vazhdon të trajtojë pacientët e infektuar me Covid-19. Bazuar në raportin e 24 orëve të fundit, 6 pacientë janë pozitiv me SARS CoV-2, nga këta 1 pacientë me oksigjeno-terapi dhe 1 me CPAP maskë. Nga Shqipëria janë 3 pacientë Covid Pozitiv.https://www.syri-vision.tv/

Varrosen nënë e bijë që humbën jetën në aksidentin tragjik në Kroaci

U nisën nga Gjermania drejt Kosovës  për t’u ngopur me mallin e atdheut por gjithçka u shua e ëndrrat mbetën në gjysmë. Po i bartin për t’i varrosur në tokën që e deshën aq shumë. Valentina e Erlinda Binakaj ndërruan jetë në aksidentin tragjik që ndodhi në Kroaci. Të vështirë po e kanë humbjen familjarët,...

I jepet lamtumira e fundit shoferit Naser Sylmetaj

Naser Sylmetaj ishte viktima e parë e identifikuar në aksidentin tragjik në Kroaci. Tashmë Naserin nuk do ta mundojnë më rrugët e gjata larg vendlindjes. Rruga e fundit për të ishte ajo nga Fankfurti për në Prishtinë. Vdjekja aksidentiale e tij për familjarë ka lënë boshllëk e dhimbje të madhe. Mes lotësh e emocionesh ëllau...

15-vjeçaren e kishin dhunuar tre meshkuj në Gjakovë, dhunuesve iu zbut dënimi në 8 muaj

Të dyshuarit ishin dënuar me nga një vit burgim, por Gjykata e Apelit e kishte kthyer lëndën në rigjykim dhe dhunuesit, që tash është 31 vjeçar, iu zbut dënimi. Prokurorja e rastit madje ka propozuar që të merren parasysh rrethanat lehtësuese për dhunuesin, si pranimi i fajësisë, kalimi i viteve prej ngjarjes dhe detaji që...

Infektologët apelojnë për kujdes të shtuar në Ditën botërore kundër hepatitit

28 korriku shënon Ditën botërore kundër hepatitit. Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë 171 mijë persona vdesin në vit nga pasojat e virusit kronik hepatitit B ose C. Qëllimi i kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit dhe e informimit të popullatës për hepatitin dhe pasojat që ai shkakton. Ekipi i Tv Syri bashkëbisedoj...

Aksidenti në Kroaci, varrimi i viktimave nga Gjakova do të bëhet pasditen e sotme

Valentina dhe Erlinda Binakaj nga fshati Devë i komunës së Gjakovës do të varrosen në varrezat e qytetit në Gjakovë në orën 19:00. Këtë e kanë bërë të ditur familjarët e viktimave për TV Syri. Kurse varrimi i të ndjerës Leonora Gjotaj Kolmekshaj do të bëhet sot, me datë 28.07.2021 në orën 16:00, në varrezat...

Mungesa e kapakëve të pusetave rrezik për qytetarët

Sytë duhet ti bëjnë katër teksa përshkojnë rrugën “Sadik Pozhegu” në Gjakovë. Fatmir  Bytyqi,  banor i kësaj lagje është shprehur i indinjuar me situatën e krijuar. Ai para kamerave të TV Syri tha se mungesa e kapakëve të pusetave mund t’i shpie drejt rrezikut jo vetëm ngasësit e automjeteve por edhe fëmijët. https://www.syri-vision.tv/ Me të...

Raporti i datës 28 korrik 2021 i spitalit “Isa Grezda”

Spitali i përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë po vazhdon të trajtojë pacientët e infektuar me Covid-19. Bazuar në raportin e 24 orëve të fundit, 5 pacientë janë pozitiv me SARS CoV-2, nga këta 1 pacientë me oksigjen dhe 1 me CPAP maskë.https://www.syri-vision.tv/

Shtyhet eventi i prezantimit të super jahtit në Gjakovë pas keqkuptimeve mes institucioneve shtetërore

Eventi i shumëpritur për prezantimin e super jahtit të parë të prodhuar në Kosovë, të quajtur Interstellar, ndonëse i planifikuar për ditën e sotme, është aranzhuar për një datë tjetër të pacaktuar ende. Koshi Group, kompania që qëndron prapa prodhimit të këtij super jahti, ka njoftuar se anulimi i eventit të sotëm vjen pas një...

“Veç ta shoh vajzën në këmbë, s’du asgjë tjetër”, rrëfimi i nënës gjakovare për vajzën e cila i mbijetoi aksidentit në Kroaci

Lindita Zeka nga Komuna e Gjakovës, mbrëmë e ka pritur vajzën e saj në Aeroportin ‘’Adem Jashari’’ në Prishtinë, e cila fatmirësisht i mbijetoi aksidentit tragjik në Kroaci. Ajo ka treguar përjetimet e saj kur kuptoi për aksidentin tragjik, në të cilin kishte pësuar lëndime edhe vajza e saj. ”Me padurim jam duke e pritur....

Në Gjakovë do të ndalet rryma sot

KEDS ka njoftuar se në disa zona të Kosovës sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, shkaku i punimeve në rrjet. Ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë edhe në komunën e Gjakovës. Gjakova 1. TS 35/10kV Gjakova II do të ndërpritet: Dalja 10kV Spitali (Kodi: 81000128 ) prej orës 10:00 deri ne ora...

Dragica Gashiq pretendon se i është thyer banesa në Gjakovë

Serbja e parë e kthyer në Gjakovë, Dragica Gashiq, pretendon se i është thyer dhe plaçkitur banesa e saj. Kështu ka deklaruar ajo për REL-in, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ndonëse ajo pretendon se këtë rast e ka paraqitur në polici. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovë,...

Pasqyrohet jeta dhe përditshmëria e komunitetit egjiptian përmes dy filmave të shkurtër

“Këmbët me rrota” dhe “Enët nga argjila e pocarit” janë dy  filma të shkurtër që u promovuan sot në kuadër të projektit “Arti i njeh të gjitha gjuhët”. Filmi i shkurtër dokumentar “Këmbët me rrota” pasqyron një ditë të zakonshme të një njeriut me nevoja të veqanta. Erblin Lika personazhi i këtij filmi tha se...

Promovohen dy libra për figurat e shquara të Komunitetit Bektashian

Në Teqenë Bektashiane në Gjakovë është bërë promovimi i Albumit Fotografik:”Haxhi Dede Reshat Bardhi’ i cili ka qenë klerik i lartë bektashi, kryegjysh botëror i bektashinjve nga viti 1993 deri kur ndërroi jetë si dhe librit për “ Haxhi Dede Edmond Brahimaj” për të shënuar 10 vjet  si Kryegjysh Botror i Bektashinjve. Të pranishëm në këtë...

Interesim i vogël i mësimdhënësve për vaksinim anti-covid

Ditë më parë ministrja e arsimit Arbërie Nagavci ka rekomanduar që të gjithë mësimdhënësit të vaksinohen deri me 1 shtator në mënyrë që viti i ri shkollor të filloj mbarë dhe me pjesëmarrje fizike. Në qendrën e vaksinimit në Gjakovë deri më tani interesimi i mësimdhënësve për tu vaksinuar me vaksinën anti-covid është i vogël.

Informimi për mekanizmat e drejtësisë i mangët në shoqëri

Me synim vetëdijësimin e qytetarëve rreth të drejtave të njeriut, përgjegjësisë së institucioneve dhe rrugët e drejtësisë që ata duhet  të ndjekin në raste nevoje, u mbajt takimi “Bashkëpunimi Ndërsektorial Për Qasje në Drejtësi” në kuadër të projektit “Aktiviteti për drejtësi” organizuar nga USAID. Në këtë tryezë diskutimi morën pjesë përfaqësues nga institucione, shoqëria civile...

Sekuestrohen mbi 50 patentë-shofer të ngasësve nën ndikim të alkoolit

Policia e Rajonit të Gjakovës respektivisht, njësiti rajonal i trafikut rrugor duke u mbështetur në vlerësimet e fundit që i ka bërë situatës së sigurisë në trafik, që nga data 15 korrik 2021, ka filluar me kontroll të shtuar në trafik me fokus të veçantë ndaj ngasësve të cilët janë nën ndikim të alkoolit gjatë...

Etna Lima, këngë kushtuar nënës

Etna Lima, vogëlushja nga Gjakova e cila po mahnit publikun me të gjitha përformancat e saj.Kësaj rradhe, Etna shfaqi talentin me këngë kushtuar nënës, këngë kjo e cila shoqërohet bashkë me videoklip. https://www.youtube.com/watch?v=FsC2WRxBKMI

Kushtet e papërshtatshme për treg i dëmtojnë produktet e tregtarëve

Shumë të pakënaqur ishin tregtarēt me kushtet në të cilat ndodheshin. Era kundërmuese, pluhuri, temperaturat e larta, shpesh po ua vështirësojnë procesin e punës atyre. Vapa dhe temperaturat e larta po ndikojnë shumë shpesh edhe në dëmtimin e produkteve në mungesë të një vendi të pështatshëm për ekspozimin e tyre.  Por sa janë të sigurta...

Gjakovë/ Një person dyshohet se rrahu gruan, mori fëmijët dhe iku jashtë Kosovës

Gjatë ditës së djeshme në policinë e Kosovës është raportuar për dhunë në Gjakovë. Një femër ka njoftuar se është rrahur fizikisht nga burri i saj. Tutje dyshohet se i dyshuari ka marrë dy fëmijët e tij dhe ka dalë jashtë shtetit. “Gjakovë, 25.07.2021 – 11:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj mashkull kosovar, ka ushtruar...

Onkologjia bëhet me aparat të ri për rrezatim, pacientët me kancer do të marrin shërbimet falas

Në Klinikën e Onkologjisë në QKUK është përuruar aparati i ri për radioterapi (rrezatim) për pacientët me kancer që është një investim me vlerë prej 1.5 milion euro. Drejtori i kësaj klinike, Ilir Kurtishi, ka thënë se ky është një lajm i mirë për qytetarët e Kosovës, sidomos ata që vuajnë nga sëmundjet malinje. “Ne...

Të enjten shpallet aktgjykimi ndaj Kristë Gjokajt dhe 5 policëve të dyshuar për keqtrajtimin e qytetarit të prangosur

Dje në Gjykatën Themelore në Gjilan, është mbajtur seanca e radhës për rastin ku ish-komandanti i policisë në rajonin e Gjakovës, Kristë Gjokaj dhe pesë zyrtarët e tjerë policorë: Bekim Preqi, Gëzim Biblekaj, Agron Idrizi, Milot Ukaj dhe Shaban Limanaj, po akuzohen për keqtrajtimin e një të prangosuri brenda stacionit policor. Më 29 korrik, e...

Policia sekuestron armë dhe fishekë në Gjakovë, arrestohen tre persona

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Gjakovë pasi që pas një mosmarrëveshje të më hershme i kanë drejtuar armët njëri tjetrit dhe një herë është shtënë me një armë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore ku kanë sekuestruar: dy revole, një AK 47, katër karikator dhe 90 fishekë. Në vendin...

LVV viziton familjarët e viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci

Në këtë ditë zie, për t’i qëndruar afër familjarëve të viktimave që humbën jetën në mënyrë tragjike, u.d të kryetares së grupit parlamentar të LVV Mimoza Kusari Lila bashkë me nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës Saranda Bogujevci e deputetë të kësaj partie vizituan familjet e viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik në Kroaci. Përfqësuesit...

​Gjini: Presim përshpejtim të procedurave që trupat e pajetë të kthehen sa më parë në Kosovë

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka dhënë informacionet e fundit për gjendjen e të lënduarve nga aksidenti në Kroaci. Ai thotë se nga komuna e Gjakovës në gjendje të rëndë janë 2 persona, për gjendjen e të cilëve pret të informohet çdo moment. Gjini tregon për KosovaPress sesi komunë po u qëndrojnë afër...

Është rritur numri i familjeve me asistencë sociale në Gjakovë

Gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti, numri i familjeve me asistencë sociale në komunën e Gjakovës ka shënuar rritje. Deri më tani në qendrën për punë sociale janë paraqitur 20 familje më shumë sesa në vitin e kaluar. Një gjë të tillë e thotë Pranush Komani, udhëheqës i asistencës sociale në këtë qendër. E kur...

Kush prin në sondazhet e Syrit për kryetar?

Ardian Gjini dhe Fazli Hoxha kanë shpallur zyrtarisht kandidaturën për zgjedhjet lokale të këtij viti, përderisa kandidatët tjerë janë përfolur si kandidat të mundshëm për kryetar të Gjakovës.Sipas sondazhit “Kush do të qeverisë me komunën e Gjakovës” të publikuar në faqen zyrtare të televizionit Syri në rrejtin social facebook, për 72 orë kanë komentuar mbi...

Letërnjoftimeve të skaduara u vazhdohet afati i përdorimit edhe për gjashtë muaj

Ministria e punëve të brendshme ditë më parë mori vendim që të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës, pavarësisht afatit të skadimit të letërnjoftimit. Letërnjoftimi i tyre konsiderohet i vlefshëm edhe për gjashtë muaj. Edhe pse arsyet e këtij vendimi nuk dihen qytetarët mund të marrin shërbime në institucione publike dhe private. Drejtori për punë...

Familja Kastrati humb të birin e tyre Kujtim Kastrati

Familja Kastrati nga fshati Radostë e Rahovecit nga mëngjesi i sotëm ka filluar të presë qytetarë të shumtë për ngushëllim pasiqë familjari i tyre Kujtim Kastrati, në aksidentin e ndodhur në Brod të Kroacisë ka humbur jetën tragjikisht. E pritëm për gëzim sepse ishte nis me ardhë me e martu vēllaun e vogël por ja...

Po i prisnin për pushime, por malli e gëzimi u kthyen në tragjedi

Po i prisnin familjarët që jetojnë në mërgim për t’i kaluar së bashku pushimet në vendlindje.Por tani po i presin trupat e më të dashurve të tyre që humbën jetën rrugës për në Kosovë. Në mesin e 10 viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik në Kroaci ishin edhe Valentina Zhubi Binakaj dhe vajza e...

Vajza i mbijetoi aksidentit tragjik në Kroaci, e ëma rrëfen komunikimet pak çaste pas aksidentit

Në aksidentin e autobusit me mërgimtarë kosovarë në Sllavonski Brod të Kroacisë humbën jetën 10 persona nga Kosova, ku 4 prej tyre janë konfirmuar nga komuna e Gjakovës. Shumë të tjerë u lënduan e mesin e tyre edhe Ilda Zeka, nga komuna e Gjakovës. Pak çaste pas tragjedisë Ilda ia kishte dalë të kontaktojë me...

Projekti “Vizitat në shtëpi” i nevojshëm për nënat e reja

Jo më kot thuhet se të gjithë fëmijët meritojnë një mundësi që të rriten e të bëhen njerëz të shëndetshëm, të edukuar dhe të aftë, pavarësisht se ku dhe kur kanë lindur. Për këtë prindërit kanë shpresa dhe ëndrra për fëmijët e tyre dhe duan më të mirën për ta. Por familjet mund të ndryshojnë...

Komuna e Gjakovës, flamujt në gjysmë shtizë në nder të viktimave

Në nderim të jetëve të humbura tragjikisht në aksidentin në Slavonski Brod të Kroacisë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka shpallur të hënën ditë zie në Kosovë. Si shenjë nderimi ndaj viktimave, komuna e Gjakovës i ka vendosur flamujt në gjysmë shtizë.

Kulla e Sylejman Vokshit dikur e lënë pas dore më në fund po restaurohet

Kulla e Sylejman Vokshit është monument i trashëgimisë kulturore në Gjakovë, e ndërtuar qysh në fillim të shekullit të 18-të. Pikërisht në këtë objekt kishte nisur edhe aksioni i parë i armatosur i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Por kjo kullë ishte në rrezik të shkatërrimit. Gjatë këtyre ditëve është duke u bërë restaurimi në mënyrë...

Shisha Baret ende në lokacion të njëjtë

Sipas vendimit të miratuar me 30 prill nga Kuvendi Komunal i Gjakovës është thënë se do të mbyllen shisha baret të cilat janë në afërsi të objekteve të banimit dhe të njëjtat të vendosen në një lokacion tjetër. Por deri më tani ato ende po e vazhdojnë veprimtarinë e tyre. Sipas shefit të inspektoriatit komunal...

Fushata e korrje-shirjeve në Gjakovë po realizohet sipas planifikimit

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në përfundimin e fushatës së korrje-shirjeve të grurit në komunën e Gjakovës. Drejtoria për bujqësi pylltari dhe zhvillim rural po monitoron këtë proces dhe deri më tani sipas drejtorit Haxhi Sejdiu nuk ka pasur ndonjë problem. Vlen të theksohet se korrjet janë ndikuar edhe nga kushtet atmosferike ku për...

ME ELDITËN: Vizitat në shtëpi një formë e re e kujdesit infermieror

Tema e së shtunës në emisionin ME ELDITËN në Syri ishte dedikuar i gjithi për fëmijët, konkretisht mirëqenies dhe zhvillimit të tyre. Vizita në shtëpi titullohet një projekt i cili tashmë ka filluar të zhvillohet gjithnjë e më shumë. Janë pikërisht infermierët ata të cilët përpiqen të qëndrojnë afër familjeve me vizitat e tyre dhe...

Gjini për aksidentin në Kroaci: Do të jemi afër familjeve për të dhënë ndihmën tonë si institucion

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini lutet për sa më pak viktima në aksidentin e sotëm që ka ndodhur në Kroaci, në të cilin humbën jetën dhjetë persona e u lënduan dhjetëra të tjerë. Ai reagoi në rrjetin e tij social facebook, duke thënë se komuna e Gjakovës si institucion do të jetë më...

Infektologët: Mosvaksinimi përkeqëson situatën epidemiologjike

Vaksinimi masiv ka javë që ka filluar në vendin tonë, mirpo dilemat e qytetarëve për tu imunizuar  me vaksinën  anti-covid janë të pashmangshme. Dihet se varianti delta tani ka arritur edhe tek ne dhe vetëm me vaksinim mund ta parandalojmë ose të zvoglojmë rrezikun nga infektime me variante të tjera të corona virusit. Sipas infektologes...

Punimet tek “Eshnorja” në Çabrat drejt përfundimit

Më 8 tetor të vitit 2020 nisën punimet për rivitalizimin e Eshnores e cila paraqet varrezën e luftëtarëve të vrarë të Gjakovës me rrethinë gjatë Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare.Tashmë punimet janë në përfundim e sipër, sipas drejtoreshës për Kulturë Rini e Sport, Saranda Hyseni, e cila thotë se kanë mbetur vetëm detajet e fundit për...

Rruga “Gani Sadrija” e nisur në vitin 2013 në Babaj të Bokës tashmë është asfaltuar

Dita e ditës fshati Babaj i Bokës po kompletohet me infrastrukturë rrugore, e cila mundëson lëvizje dhe qasje më të lehtë për banorët e kësaj ane. Tashmë edhe një tjetër segment rrugor I asfaltua këtij fshati. Bëhet fjalë për rrugën “Gani Sadrija” gjatësia e së cilës është rreth 1 kilometarë dhe vlera e investimit të...

Garat e çiklizmit, argëtim dhe përvojë për fëmijët

Tradicionalisht në vendin tonë organizohen aktivitete të tilla për fëmijët. Është kjo iniciativa e trajnerit italian Françesko Gallo që prej vitesh vie në Kosovë me synimin që përmes lojërave, garave dhe shpërblimeve të rritet interesimi për çiklizmin dhe socializimi me njëri tjetrin. Ky është viti I pestë me rradhë që ai vjen në Gjakovë. Dhe...

Interesimi për vaksinim është rritur nga të gjitha moshat

Është rritur interesimi i qytetarëve nga gjitha moshat për t’u vaksinuar. Hana Domi, doktoreshë në këtë qender tha se procesi po shkon mirë dhe dita e sotme ka qenë një nga ditët më të ngarkuara pasiqë numri i qytetarëve për imunizim është rritur dukshëm. Ajo më tutje shtoi se qytetarët që kanë për të udhëtuar...

Komuna e Gjakovës organizon akademinë “Pranvera Shqipëtare’81”

Në shkollën ambientet e shkollës së muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë, do të mbahet akademia “Pranvera Shqipëtare’81”. Kjo akademi i kushtohet demostratave të vitit 1981, dhe përpjekjes së vazhdueshme të popullit shqiptar ndaj okupatorit serb. Qëllimi është që të vihen në pah edhe një herë tërë ato përpjekje të popullit tonë drejt rrugës së gjatë...

KRU “Gjakova” për të 8-tin vit me radhë kompania më e suksesshme në regjion

Nuk është viti i parë por janë plotë 8 vjet që Kompania rajonale e ujësjellësit “Gjakova” po del të jetë më e suksesshmja. Ky vlerësim u bë nga Autoriteti Rregullativ i Ujërave, bazuar në Raportin Vjetor të Përformancës për Ofruesit e Shërbimeve të Ujit në Kosovë-2020. Puna dhe angazhimi i gjithë atyre që kontribuojnë në...

Objekti i ri i komunës është drejt finalizimit

Objekti i ri i komunes së Gjakovës ka rreth 3 vite që ka filluar të renovohet mirpo ky projekt ende nuk ka arritur të finalizohet. Kjo e gjitha për shkak që struktura e objektit të mëparshëm është parashikur të mos rrënohet por pas disa analizave të ekspertëve të fushës kjo strukturë ka qenë tejet e...

Personat me nevoja të veçanta kanë vështirësi të qasjes në institucione publike

Meritoni e ka shumë të vështirë të ngjitet në këtë pjerrinë me karrocën e tij për të marrë shërbime në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në komunën e Gjakovës. Atij i duhet ndihma e nënës për t’u ngjitur. E megjithatë edhe me ndihmën e saj lëvizja është shumë e vështirë dhe gati e pamundur për...

KRU “Gjakova” posedon 19 pika ku qytetarët mund t’i bëjnë pagesat

Kompania Rajonale e Ujësjellësit  “Gjakova’’ ka njoftuar se në të gjithë zonën e saj të shërbimit posedon 19 pika arkëtimi, në mënyrë që konsumatorët të kenë qasje më të afërt në kryerjen e pagesave si dhe të marrin shërbimet që ju nevojiten. Në komunën e Gjakovës ndodhen zyret qendrore te KRU “Gjakova” saktësisht në Rr:...

Për gjashtë muaj në komunën e Gjakovës nuk ka ndodhur asnjë vrasje

Përpjekja e policisë së Kosovës që të ruaj sigurinë në komunikacion tregohet në vazhdimësi përmes planeve të ndryshme operative. Sipas komandantit të stacionit policor Major Milazim Lumi situata e sigurisë për gjashtë muaj në komunën e Gjakovës ka qenë e qetë dhe stabile. Këtë e tregon edhe fakti se në këtë periudhë nuk ka pasur...

Rahoveci zgjidhet komuna më transparente në vend, Gjakova në top 5

Top pesë komunat më transparente për vitin 2020 vlerësohet të jenë Rahoveci, Lipjani, Drenasi, Gjakova dhe Mitrovica e Jugut. Raporti “Transparometrit komunal 2020 & Transparenca e komunave në retrospektivë” i publikuar sot nga Instituti Demokratik i Kosovës(KDI), shpalos të gjeturat e nivelit të transparencës së institucioneve lokale në 38 komunat e Kosovës bazuar në 48...

Kusari-Lila: Qytetarët e Gjakovës po kërkojnë që të jem kandidate për kryetare

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes (LVV), Mimoza Kusari-Lila ka thënë se LVV është në fazën përfundimtare të diskutimit të kandidaturave për kryetarë të komunave. Kusari-Lila në “Debat Plus” ka thënë se personalisht ende nuk e ka vendosur nëse do të kandidoj për kryetare të Gjakovës apo jo. “Qytetarët nga të gjitha partitë janë...

Gjindet e mitura që u raportua e zhdukur në Gjakovë

U raportua zhdukja e një të miture në Gjakovë, këtë rast e denoncoi babai i saj në polici. “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur viktima femër kosovare kishte shkuar në kurs dhe më pas kur ankuesi kishte shkuar ta marr nuk e kishte takuar dhe nuk dihet vendndodhja e saj....

​Zhduket e mitura në Gjakovë, babai i saj thotë se ajo kishte shkuar në kurs

Është zhdukur një e mitur në Gjakovë. Për zhdukjen e të miturës, në polici ka raportuar babai i saj. Ai ka thënë se e bija e tij kishte shkuar në kurs por që nuk kishte qenë aty kur kishte shkuar për ta marrë. “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur viktima...

Gjakovë, poston foto të pistoletës në rrjete sociale, i konfiskohet nga policia

Me datë 22.07.2021 është pranuar një informatë se një person kishte ekspozuar një armë (pistoletë), në rrjete sociale. Pas një pune hetimore është arritur të identifikohet personi i dyshuar, i njëjti pas intervistimit ka pranuar se në pronësi ka armën e lartëcekur e cila është konfiskuar nga ana e policisë. Me urdhër të prokurorit kujdestar...

Një person duke dalë nga parkingu, godet pemën

Një person duke dalur nga parkingu ka goditur pemën. Në vend të ngjarjes ishte dhe policia, me ç’rast e ndaluan menjëherë.

Mbushet qyteti me bashkatdhetarë

Në qytetin e Gjakovës këto ditë po vërehet një fluks i madh i qytetarëve. Të shumtë janë bashkatdhetarët që kanë ardhur për pushime nga vende të ndryshme të Evropës. Vitin e kaluar kjo atmosferë i ka munguar qytetit tonë për shkak të pandemisë. Shumë prej tyre mezi  kanë pritur që të lirohen masat anti-covid nga...

Kastrati: “Në vëmendje ishin pusetat e jo shportat”

Në pjesët gjelbëruese në parkun e qytetit në Gjakovë po mungojnë shportat për hudhjen e mbeturinave. Ky ambient çdo ditë po frekuentohet nga qytetarë të shumtë të cilët mbajnë edhe aktivitete të ndryshme siç është loja e shahut. E një qytetar që shumë shpesh shfrytëzon hapësirën e parkut të qytetit shprehet se kjo pjesë është...

Aktualisht 5 raste pozitive me Covid-19 në Gjakovë

Në spitalin rajonal Isa Grezda në komunën e Gjakovës gjendja me Covid-19 po vazhdon të jetë e qetë, ndonëse në raport me ditët e tjera ka një rritje  të lehtë të rasteve. Shefi i repartit pulmologjik Dr.Pleurat Hadri tha se 5 pacientë janë pozitivë me virusin Covid-19. Hadri apelon që të vazhdohet me vaksinim dhe...

Për herë të parë në Kosovë kombinohet muzika dhe filmi

Një aktivitet më ndryshe prej herëve të tjera u mbajt në parkun kulturor “Ali Podrimja” në Gjakovë, ku qytetarët patën mundësinë që në projektor të shohin sekuenca të filmave të ndryshëm dhe të njëjtën kohë të dëgjojnë muzikë klasike. Gërshetimi i krijimtarisë së regjisorit rus Andre Tarkovski dhe kompozitorit gjerman Johan Sebastian Bah erdhi si...

Të gjitha informacionet që duhet t’i dini për rrobat dhe pajisjet e zhytjes

Ekipi i TV Syri bashkë me ekspertin e zhytjes, Albert Morina është arratisur në liqenin e Radoniqit. Aty ku qetësia, relaksi dhe rreziku bashkëjetojnë. Për të gjithë të apasionuarit pas zhytjes por dhe për fillestarët, zhytësi Morina ndau me ne të gjitha informacionet që duhet t’i dini për rrobat dhe pajisjet e zhytjes të cilat...

“Miq në pasdite”- zhytje, eksperiencë ndryshe! (VIDEO)

Ekipi i TV Syri bashkë me ekspertin e zhytjes, Albert Morina është arratisur në liqenin e Radoniqit. Aty ku qetësia, relaksi dhe rreziku bashkëjetojnë. Teknikat e zhytjes dhe përvojën në botën nënujore, zhytësi Morina e ndan me ne. E veçanta e këtij emisioni është sepse një me këtë eksperiencë u bëmë edhe ne, duke eksploruar...

Si duhet të sillemi në restaurant?

Sigurisht që në komoditetin e shtëpisë suaj, ju nuk i kushtoni vëmendje mënyrës se si hani ushqimin. Megjithatë është mirë që kur jeni në një restaurant të dini me patjetër disa nga rregullat themelore të mirësjelljes. Ne kemi vendosur që të ju sjellim disa nga rregullat kyçe të Bontonit, në mënyrë që të lini përshtypje...

Përfundon sezoni i parë i emisionit “Miq në pasdite”

Ka përfunduar sezoni i parë i emisionit “Miq në pasdite”. Një emision me karakter info-argëtues që ju dedikua të gjitha grupmoshave. Për katër muaj me radhë shikuesit patën mundësi që të argëtohen përmes kësaj hapësire. U trajtuan tema te larmishme, të ftuar të ndryshëm, personalitete dhe nuk munguan asnjëherë të rinjtë të cilët patën mundësi...

Poliklinika “Alb Med” në front të parë në luftën kundër Covid-19

Viti 2020 me gjithë bëmat e tij ishte mjaft i vështirë për t’u përballuar. Frika nga virusi i panjohur ndikoi në gjendjen fizike e psiqike të njerëzve anëmbanë botës. Por kjo gjendje sikur e zgjoi humanizmin tek njerëzit, shembulli konkret është poliklinika “Alb Med”. Poliklinika “Alb Med” nga marsi i vitit 2020 vazhdimisht ka ofruar...

A do ta marrin qytetarët vaksinën antiCovid?

Ja si u përgjigjën qytetarët në pyetjen se a do të vaksinohen me vaksinën antiCovid:

Bashkëjetonte me një vajzë të mitur, burri në Gjakovë përfundon në Polici

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë, si i dyshuar për veprën penale “bashkëjetesë me personin nën moshën 16 vjeçare.” Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është kapur dje rreth orës 18:00, pasi që i njëjti pa pëlqimin dhe dijeninë e prindërve të viktimës, kishte bashkëjetuar me një vajzë të mitur....

Rruga “Nënë Tereza” ka mungesë të sinjalizimit vertikal

Në rrugën “Nënë Tereza” ka disa javë që ka përfunduar asfaltimi, por që në sy bie mungesa e sinjalizimit vertikal. Ne kërkuam sqarim nga drejtori për shërbime publike, se pse këtu nuk po vendosen shenjat e komunikacionit që mungojnë. Gjithashtu në këtë rrugë është paraparë të bëhet kalimi i veturave në të dy anët por...

Brenda javës në Gjakovë rreth 5000 vaksinime me vaksinën antiCovid

Në raportin 24 orësh të dalur nga IKSHPK dhe Ministria e Shëndetësisë, sipas 358 mostrave të testuara, vetëm 5 mostra kanë rezultuar pozitive me virusin Korona. Ndërsa numri të shëruarve gjatë këtij 24 orëshi ka arritur në 8 persona, gjë që e dërgon numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 105.557, raporti I ditës së...

Universiteti “Fehmi Agani” akreditohet edhe me 6 programe të reja

Është riakredituar Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” në programet aktuale dhe gjashtë programe të reja  për periudhën tri vjeçare nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë në Kosovë. Rektori i këtij institucioni Artan Nimani tha se kjo ka ndodhur si rezultat i sukseseve dhe cilësisë së këtij universiteti si dhe kushteve të plotësuara konform kërkesave të vendosura...

Një person tenton t’i jap fund jetës në Gjakovë

Më datë 20.07.2021 rreth ores 22:30 në stacioni policor është informuar për tentim vetvrasje në lagjen “Orize”. të komunës së Gjakovës. Në raport thuhej se: “Viktima ka tentuar të bëje vetëvrasje përmes një kabllo elektrike të cilën e kishte lidhur në ballkon të katit të parë, mirëpo është vërejtur nga dëshmitari, djali i tij i...

Ndahet shorti, Vëllaznimi përballë Luksemburgut

KH Vëllaznimi luan me skuadrën nga Luksemburgu. Skuadra nga Luksemburgu, Kaerjeng, do të jetë kundërshtar i Vëllaznimit në raundin e parë të Kupës Evropiane (EHF European Cup).Ndeshja e parë do të zhvillohet në Luksemburg, ndërsa e dyta në Gjakovë. Kupa Evropiane fillon në javën e dytë të shtatorit. Natyrisht Vëllaznimi ka synimet e tij për...