Vetëdorëzohen në polici edhe tre personat tjerë që kanë shtënë me armë zjarri në Gjakovë

Natën e 14 prillit rreth orës 20:20 në rrugën “Anton Çeta” në Gjakovë, dy grupe me nga dy persona kanë shtënë me armë zjarri ndaj njëri-tjetrit.

Njëri nga personat është vetëdorëzuar të martën, kurse sot DRP Gjakovë ka njoftuar se janë vetëdorëzuar edhe tre personat e tjerë.

“Janë vetëdorezuar në polici në sektorin e hetimeve në Gjakovë tre personat të cilët kanë marrë pjesë në shtierjen me armë zjarri në rrugën Anton Çetta. Tre të dyshuarit E. M, A.H, she Z. H, janë vetedorezuar ne prani të avokatit dhe kanë dorezuar dhe dy armë që dyshohet se janë perdorur në shtierjen me armë. Ndërsa sot njerit nga të prëfshierve në këtë rast E. B gjykata në Gjakovë i ka shqiptuar 30 ditë praburgim.”

Read Previous

Akil Gjakova mbetet në mbajtje deri në vendim të gjykatës

Read Next

Moti në Gjakovë