Kjo është pasuria që deklaroi kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Në pronësi të kryetarit Gjini janë një shtëpi dhe një dyqan, dhe si pronë të përbashkët me bashkëshorten ai ka edhe një shtëpi tjetër e cila ka vlerën 150 mijë euro, një banesë po ashtu në vlerë 70 mijë euro, dhe truall në vlerë 40 mijë euro.

Kryetari i Gjakovës ka edhe një veturë, e cila kushton rreth 35 mijë euro.

Para të gatshme në institucione financiare, Gjini ka mbi 20 mijë euro.

Kursime ka edhe bashkëshortja dhe fëmijët e tij.

Deklarimin e pasurisë së kryetarit Gjini mund ta gjeni duke klikuar KËTU. /Telegrafi/

Read Previous

Votimi në veri, Qeveria i kërkon BE-së largimin e masave sanksionuese

Read Next

Votimi në veri, flet ambasadori Rohde