Hartimi i strategjisë për ish-krerët e UÇK-së, Konjufca: Mbledhja e radhës do të jetë të shtunën
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) i ka rekomanduar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës suspendimin nga detyra të Drejtorit të Prokurimit, ndaj të cilit po zhvillohet një hetim paraprak nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe çështje që lidhen me konfliktin e interesit.
Sipas IPK-së, dyshimet përfshijnë rrethana që ndërlidhen me dhjetëra kontrata të prokurimit publik, të realizuara përmes procedurave të negociuara dhe konfidenciale. Hetimi po shqyrton vendimmarrjen, mënyrën e zhvillimit të procedurave, si dhe respektimin e kritereve dhe detyrimeve ligjore nga personat përgjegjës.
Rekomandimi për suspendim është bërë me qëllim të garantimit të integritetit dhe mbarëvajtjes së procesit hetimor, deri në përfundimin e hetimit penal.
IPK-ja, në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të dyshimeve.
Komunikata e plotë e IPK-së:
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar sot Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës suspendimin nga detyra të Drejtorit të prokurimit të Policisë së Kosovës.
Hetuesit e IPK-së janë duke zhvilluar një hetim paraprak ndaj zyrtarit në fjalë me dyshimet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar si dhe çështje që lidhen me konfliktin e interesit në proceset e prokurimit publik.
Dyshimet hetimore përfshijnë rrethana që ndërlidhen me dhjetëra kontrata të prokurimit, të realizuara përmes procedurave të negociuara dhe konfidenciale, për të cilat janë duke u shqyrtuar vendimmarrja, mënyra e zhvillimit të procedurave dhe respektimi i kritereve dhe detyrimeve ligjore nga personat përgjegjës.
Për të garantuar integritetin dhe mbarëvajtjen e procesit hetimor, IPK i ka rekomanduar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës suspendimin nga detyra të zyrtarit në fjalë deri në përfundimin e hetimit penal.
IPK në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të këtyre dyshimeve.
Inspektorati Policor i Kosovës mbetet i përkushtuar në ushtrimin e mandatit ligjor, duke trajtuar me prioritet çdo dyshim për keqpërdorim të detyrës zyrtare, cenim të integritetit institucional dhe shkelje të ligjit nga zyrtarët policorë, pavarësisht pozitës apo funksionit që ushtrojnë.
Për shkak të ruajtjes së integritetit të hetimit, IPK në këtë fazë të hetimit nuk mund të ofrojë detaje të tjera lidhur me këtë rast. /tvsyrivision/