​Kusari-Lila: Nëse që nga nesër nuk ka rënie të çmimit të naftës, e rikthejmë çmimin tavan

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), Mimoza Kusari-Lila, ka paralajmëruar rikthimin e çmimit tavan për naftën, nëse rënia e çmimeve në tregun botëror nuk reflektohet edhe në tregun e Kosovës nga nesër.

Ajo ka thënë se gjatë dy ditëve të fundit ka nisur rënia e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, ndërsa ka paralajmëruar se, nëse kjo nuk reflektohet në çmimet vendore që nga dita e nesërme, ministria do të ndërhyjë përmes vendosjes sërish të çmimit maksimal.

“Pozitive në këto dy ditët e fundit është fillimi i rënies dhe që nga nesër, nëse nuk ka rënie apo reflektim në tregun në Kosovë, ne do ta kthejmë çmimin tavan, pasi kemi bazë ligjore ta bëjmë atë”, deklaroi ajo.

Këtë koment Kusari-Lila e bëri në seancën e sotme të Kuvendit pas pyetjes së deputetes së Aleancës, Albana Bytyqi. /KosovaPress/  

Read Previous

Berisha për raportin e KE-së: I paprecedent, Rama të japë dorëheqjen

Read Next

​A do të ketë rrymë mjaftueshëm për dimër? Flet ministrja Rizvanolli